Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur që ta ulë çmimin e naftës me vetëm 1 lek. Nga 221 lekë/ litri që shitej deri më tani, nga pasditja e sotme do të shitet me 220 lekë/ litri.
Ndërkohë, benzina do të shitet me 199 lekë/ litri nga 207 lekë/ litri që shitej deri më tani. Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.
Çmimet e karburanteve janë ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në bursa, të cilave Bordi thotë se i referohet, megjithatë qytetarët shqiptarë janë të privuar nga kjo ulje pasi ajo nuk reflektohet në çmimet e tregut vendas për arsye të gjithë dituratashmë.
Ndërkaq çmimi i naftës më pakicë sot në treg duhet të ishte të paktën nën 200 lekë/liter.
Discussion about this post