GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

KESH, 2 tenderë në 24 orë/ 28.6 mln euro për blerje energjie më shtrenjtë se bursa

16:06 - 06/08/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
OSSH jep 1 mln $ për matësa/ Tenderi denoncohet në KPP për vlerën e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka nisur gushtin me shpenzime marramendëse, duke hapur një sërë tenderësh brenda pak ditësh për të blerë energji. Pesë ditë më parë Gijotina.com denoncoi se si KESH po blen energjinë për gushtin shumë më lartë se çmimi në bursa.  Ndërkohë, KESH në vend të reflektojë, ka hapur brenda 24 orëve 2 tendera të tjerë që kapin vlerën e 28.6 milionë eurove.  Çka evidentohet lehtë se, çmimi me të cilin është siguruar sasia më e madhe është ndjeshëm më i lartë.

Mëngjesin e sotëm KESH hapi një tender, përmes të cilit bleu 10 152 Mwh, me një çmim mesatar prej 408.37 euro/Mwh. Ndërkohë që, pak orë më parë janë publikuar procedurat  për kryer një tjetër procedurë blerje me datë 8 gusht për 50 754 Mwh, me një çmim mesatar prej 482.34  euro/MWh apo rreth 74 euro më shtrenjtë se procedura e 2 ditëve më parë.

Në total, për këto 2 blerje janë shpenzuar rreth 28.6 mln euro, teksa fatura vetëm për muajin gusht përllogaritet në 46.6 mln euro. Blerja e energjisë me baza ditore apo javore ka prekur drejtpërdrejt Korporatën Elektorenergjetike Shqiptare nga rritja e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare. Kjo pasi, mungojnë kontratat afatgjata për blerjen e energjisë, që mund të ishin siguruar në periudha kur çmimet ishin më të favorshme.

Sigurimi i kontratave afatgjata të energjisë deri në 3 vjet ishte një nga pikat kryesore të vendimit të qeverisë, që u miratua në tetor të vitit të kaluar në kuadër të emergjencës së furnizimit me energji të shpallur nga Këshilli i Ministrave e që synonte përballimin e situatës. Por, pavarësisht kësaj ai nuk është zbatuar, teksa fatura për blerjen e energjisë deri më tani, sipas shifrave të publikuara nga KESH së bashku me 2 blerjet e fundit për gushtin përllogaritet në 235.6 mln euro.

Sikur e cekëm më lartë,  Gijotina. com ka denoncuar më herët se, KESH ka blerë rreth 18 mln euro energji elektrike për të plotësuar nevojat e vendit për konsum vetëm  për një javë. Në bursa energjia ka arritur çmime rekord ku një megavat/orë është shitur me mbi 500 euro kjo ka detyruar korporatën elektroenergjitike që të rihapë një tender të dytë për të plotësuar kërkesën. Ndërkohë që prurjet në Fierzë kanë rënë ndjeshëm për shkak të mungesës së reshjeve. Energjia elektrike ka arritur nivele rekord në bursa ku një megavat po shitet me mbi 500 euro. Korporata Elektroenergjitike vetëm për 8  ditë është detyruar që të realizojë dy tenderë për të siguruar energjinë e nevojshme dhe në total ka blerë rreth 18 mln euro.

Sipas të dhënave të bëra publike, në tenderin e parë është blerë rreth 15 mln euro energji dhe 3 mln euro në tenderin e dytë. Në procedurën e parë energjia është blerë me 521,7 euro për megavat ndërsa në të dytën është arritur një çmim më i lirë dhe energjia është siguruar me 474 euro.

 

 

 

Etiketa: abuzimenergjiKESHkostoKryesore1tendere

Lajme të lidhura

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali
Aktualitet

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm
Aktualitet

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
Para
U shtrua në spital pas sherrit me burrin, gruan s’e mbajnë nervat, godet dhe mjekun

U shtrua në spital pas sherrit me burrin, gruan s’e mbajnë nervat, godet dhe mjekun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com