GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i DASH për korrupsionin/ Deputeti i PD: Ekonomia drejt falimentit, klientë e sulltanit Rama ecin përpara

19:17 - 06/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti demokrat ngre alarmin: Çmimi i naftës do kalojë mbi dy mijë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pas raportit të DASH për ekonominë shqiptare, ku thuhej se korrupsion po rrezikon një krizë financiare më të madhe. Sula  ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në një kohë që ai ka marrë pushimet “në sarajet e tij”, korrupsioni vijon të dëmtojë vendin. Duke iu referuar raportit më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Sula thekson se janë përkeqësuar treguesit ekonomik të Shqipërisë në 10 vitet e fundit prej korrupsionit endemik në administratën shtetërore, në gjyqësor dhe konkurrencës së pandershme. Sipas deputetit të selisë blu, të ardhmen në Shqipëri e shohin vetëm 4-5 klientët kryesore që përfitojnë nga tenderët dhe koncesionet e qeverisë, dhe trafikantët e drogës.

“Qeveria e regresit! Sulltani ka ditë që nuk po ndihet. Ka marrë pushimet e ka shkuar në sarajet e tija. Por korrupsioni vazhdon. Kryeministri mendon se do ta kalojë në heshtje, por e siguroj se gabon rëndë. Situata është tejet e rendë dhe për këtë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ka qeveria. Në mënyrë të vazhdueshme kam denoncuar në bazë të informacioneve dhe fakteve, korrupsionin dhe politikat dashakeqëse të kësaj qeverie. Kanë qenë me fakte. Nuk kam pasur dyshim për ato qe kam denoncuar bashkë edhe me shumë nga kolegët e mi të opozitës. Por sot po reagoj sepse të gjitha ato që kemi denoncuar ditë pas dite u konfirmuan edhe nga raporti i DASH. Departamenti Amerikan i Shtetit, etaloni i së vërtetës publikoi mbrëmë Raportin për korrupsionin dhe perceptimin e të bërit biznes”, tha ai.

Ndërsa tha më tutje se bizneset po shkojnë të gjithë drejtë falimentit dhe po mbijetojnë vetëm ato që janë klientë të sulltanit Edi Rama. “Korrupsioni endemik në administratën shtetërore, në gjyqësor, ekonomia informale, konkurrenca e pandershme ishin disa nga shqetësimet që përshkruheshin për vendin tonë. Në 10 vite qeverisje të SULLTANIT treguesit vetëm janë përkeqësuar. Por sërish Kryeministri përgjegjësinë e hedh diku tjetër. Me siguri edhe për këtë Raport Rama do thotë se është “copy paste” nga viti i kaluar. Por në fakt e vërteta është se nuk është copy paste, sepse treguesit janë përkeqësuar. Në Shqipëri biznesi i ndershëm e ka çdo ditë e më shumë të vështirë që të mbijetojë. Këtu po ecin vetëm 3-4 klientët e qeverisë dhe ata që po pastrojnë paratë e kokainës. Para pak ditës e pamë sesi bosi i drogës që u kap në Spanjë kishte marrë tenderë publik në Shqipëri. Trafikanti u godit nga autoritetet e Spanjës sepse këtu ai ishte biznesmen i nderuar me tenderë rindërtimi e ndërtues pallatesh”, tha ai. Ndërsa , i bëri thirrje SPAK  të veprojë dhe të marrë për bazë për të nisur hetimet gjetjet e DASH.

Etiketa: akuzaDASHkorrupsionSpakSula

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Çfarë mbeti pas aksidentit tragjik me 12 viktima, largohet nga vendi i ngjarjes autobusi

Çfarë mbeti pas aksidentit tragjik me 12 viktima, largohet nga vendi i ngjarjes autobusi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com