GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“40% e emigrantëve me gomone janë nga Shqipëria”/ Anglia në alarm, publikohet raporti sekret ( Video)

20:22 - 06/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“40% e emigrantëve me gomone janë nga Shqipëria”/ Anglia në alarm, publikohet raporti sekret ( Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Britania ngre alarmin për numrin e lartë të  emigrantëve shqiptarë që hyjnë  në Angli ilegalisht me gomone.  Shifrat duken të frikshme pas një raporti sekret të ushtrisë britanike që është  publikuar ditën e sotme. Ky raport zbulon se 40% e emigrantëve që kanë kaluar me gomone janë nga Shqipëria.  Pothuajse 500 milionë paund janë shpenzuar në 7 vitet e fundit për parandalimin e kalimit të paligjshëm të emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian. Në total përfshihen shuma të mëdha që i janë dorëzuar qeverisë franceze në një përpjekje për të parandaluar azilkërkuesit e mundshëm që të largohen nga brigjet e tyre, si dhe për koston fillestare të marrëveshjes së azilit që Britania e Madhe ka firmosur me Ruandan.

Gjithsej 1075 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla të organizuara nga bandat e kontrabandës së njerëzve gjatë një periudhe 6 javore këtë verë, ndërsa vitin e kaluar gjithsej 757 shqiptarë kaluan me gomone, sipas shifrave zyrtare të qeverisë britanike.Bandat shqiptare thuhet se po blejnë gomone të fuqishme nga fabrikat kineze dhe po i përshtatin ato duke u kërkuar firmave kineze t’i bëjnë ato më të mëdha për të vendosur sa më shumë emigrantë në bord.

Ekspertët besojnë se kalimet po ushqehen nga mediat sociale, me kontrabandistët që reklamojnë shërbimet e tyre në TikTok dhe paguajnë deri në 5,500 paund për person. Ndërkohë, një oficer ndërlidhës i policisë shqiptare do të vendoset në Dover për të ndihmuar në trajtimin e problemit në rritje, por raportohet se ka mungesë të përkthyesve shqiptarë për të ndihmuar.

Zbulimi vjen në ditën kur një burrë në një kajak duhej të shpëtohej nga autoritetet britanike dje pasi u përpoq të kalonte kanalin i vetëm. 288 persona të tjerë kaluan Kanalin Anglez të premten, më 5 gusht, duke e çuar numrin e përgjithshëm të emigrantëve që arritën në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë në 1,372. Pesë varka të vogla kaluan gjatë periudhës së fundit 24-orëshe, tregojnë shifrat e qeverisë. Në fillim të kësaj jave, një rekord i ri ditor u vendos pasi 696 persona bënë udhëtimin e rrezikshëm të hënën, sipas shifrave nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo shënoi vetëm herën e dytë këtë vit që më shumë se 600 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar përmes kalimeve me varka të vogla, me 651 që ishin regjistruar më 13 prill. Me 696 emigrantë të hënën, numri i përgjithshëm i njerëzve që kaluan këtë vit u rrit në 17,134. Ndërkohë, Sekretarja e Brendshme Priti Patel pritet të shpallë së shpejti një paketë të re financimi, që do të përfshijë dhjetëra milionë paund për francezët për më shumë patrullime në plazh dhe pajisje vëzhgimi.

“Rritja e kalimeve të rrezikshme të Kanalit është e papranueshme. Jo vetëm që janë një abuzim i hapur i ligjeve tona të imigracionit, por rrezikojnë jetë dhe pengojnë aftësinë tonë për të ndihmuar refugjatët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore. Akti i Kombësisë dhe Kufijve do të na mundësojë të godasim abuzimin me sistemin dhe kontrabandistët e njerëzve, të cilët tani do të jenë subjekt i një dënimi maksimal me burgim të përjetshëm”, tha një zëdhënës i qeverisë angleze.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: AngliEmigrantëShqiperi

Lajme të lidhura

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan
Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur
Aktualitet

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’
Aktualitet

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26
Para
E rëndë, shqiptari goditet nga fadroma në vendin e punës

E rëndë, shqiptari goditet nga fadroma në vendin e punës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com