GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Pare t’reja, Benz ri”, aktivistja shpërthen ndaj Noizy-t: Këngët e tua dikur kishin mesazh, sot janë mjerane

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Sherr në koncert, bodygardët përplasen me grupin e “të fortëve”, ja si reagon Noizy
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtari i muzikës “Rap” në Shqipëri, Noizy publikoi pak ditë më parë këngën e tij të re, “Benzi ri”. Kënga flet për sukses, të ardhura të shumta dhe sigurisht, Benz i ri. Po duket se teksti i këngës ka tërhequr edhe kritikat e para. Është aktivistja Brizida Gjikondi ajo e cila ka vendosur t’i drejtohet publikisht Noizy-t me një postim në rrjetet sociale. Ajo thotë se kohë më parë, këngëtari që është “idhull” për shumë adoleshentë shqiptarë, shkruante tekste frymëzuese, patriotike apo dedikuar dashurisë.

Por sot Gjikondi vë re se tekstet e Noizyt, dhe veçanërisht ai i këngës së fundit, lë shumë për të dëshiruar. Gjikondi nuk i kursen kritikat. “Ti përfaqëson një figurë publike, të kësaj epoke. Ndaj dhe ajo që shkruan e këndon ti drejton ose shtrëmëbron akoma më shumë shpirtrat e të rinjve shqiptarë”, i drejtohet ajo Noizy-t.

 Reagimi i plotë

Se kisha menduar ndonjëherë që do ulesha të të shkruaja, ndjesë që të drejtohem me llagapin e artit, dhe ndjesë që llagapin sta shkruaj anglisht siç ti e mban, por jam pak fanatike, kombtarisht sidomos. Jam nënë e dy djemve, te dy pa mbushur 30 dhe kane kaluar 20, në shtëpinë tonë muzika është e pamëshirshme, rap sidomos, si në shumicën e shtëpive me djem. 2pac, Notorius B.I.G, Eminem… deri mgk, nf etj etj..Tekstet janë frymëzuese, ironike, anti regjim, shpesh dhe anti prindër… po asnjë, absolutisht asnjë nuk arrin të cakisë, vulgaritetin më ekstrem siç bëjnë tekstet e këngëtarve shqiptarë. Ti tashmë je 36 vjec, me plot gojën quhesh mëso burrë, këngët e tua dikur kishin mesazhe, frymëzuese, Malet e Dibrës për shëmbull ose Sikur tputhi qielli tokën.. etj..

Ti përfaqëson një figurë publike, të kësaj epoke. Ndaj dhe ajo që shkruan e këndon ti drejton ose shtrëmëbron akoma më shumë shpirtrat e të rinjve shqiptarë. Këngët e tua të fundme që bucasin nëpër klube, makina etj, ndjesë që ta them troç janë mjerane. Këngë që frymëzojnë zhbërje ulëritëse vlerash, ku fjalët fillojnë mbarojnë me përdorim imoral të trupit të femrës, hyjnizim vulgar të lekut, ku në ekran shpërthejnë femra që trajtohen si prostituta, makina gjoja super të shtrenjta, badigard.. dhe idolizim i vetes duke puthur veten ne pasqyre, tekst vulgar ripërsëritës për të mbushur refrenin dhe në fund një asgjë që vret më shumë se heshtja.

Repi është krijuar për të shprehur revolt, ironi, mllef, .. po në Shqipëri jo. Askund nuk flet për shqiptarët, ata të rinjtë e vërtetë, ata që varen poshtë kamionave për të shkuar matanë, ata që punojnë korrierë picash mesantës rrugëve të zymta të qytetit, ata që punojnë në miniera, ata që lekun se kanë letër por e kanë gjak.. ose qofte dhe kenge kunder policise.. spiunave.. ose regjimit (por jo te porositura nga regjimi tjeter, por nga shpirti rebel)

Ti duhet të përfaqësosh edhe ata, unë spo them të lexosh, por të meditosh të paktën, se cfarë do lësh.. mbrapa… Të frikshme dhe kancer muzikor do i quaja këngët e fundme.. Në këtë realitet ku krimi dhe jo e mira janë në piedestal, ku leku dhe jo shpirti vlerësohen qoftë dhe me ndihmën tënde.

Këngë që frymëzojne prostitucionin e vlerave dhe pasurimin si qëllim të nxituar dhe me cdo mëkat dhe rrugë dhe jo si mjet jetese të natyrshëm dhe në përpjestim me vlerat.. Platoni.. thotë  që “shpirtrat vulgarë nuk kanë të ardhme” ti dikur e ke patur një të tillë.. jo vulgar dhe inspirues.. tani ? Mjafton të lexosh teksin e këngës tënde sa më poshtë dhe cdo gjë ska nevojë për koment.

Pare t’reja benz i ri, benz i ri, benz i ri

Pare t’reja benz i ri, benz i ri, benz i ri

Ti s’e dine me siguri, siguri, siguri

Ti s’e dine me siguri, siguri, siguri

No – as s’du me dit,

Po se dine se ku karin do hinë

Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah

Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah

Yeah ëe ëinnin’ uh la la, uh la la, uh la la

Po fitojm like uh la la, uh la la, uh la la

Etiketa: Benzi riKengeNoizy

Lajme të lidhura

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Para
“Kisha 11 vite pa ardhur”, mbeti e bllokuar në ashensor, mjekja shqiptare rrëfen tmerrin

“Kisha 11 vite pa ardhur", mbeti e bllokuar në ashensor, mjekja shqiptare rrëfen tmerrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com