GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Bujqësia në emergjencë”/ Partia e Lirisë ngre alarmin: Fermerët në varfëri, Rilindja bën propagandë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacioni “Shpirti”/ Braimllari: Trafiku i drogës po mban peng të ardhmen e vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretar Organizativ  i PL, Endrit Braimllari, ka bërë sot disa akuza ndaj qeverisë sa i përket sektorit të bujqësisë. Përmes një postimi në Faecbook, ai është shprehur se Rilindja bën propagandë me naftën falas për fermerët, pro në fakt po i vjedh ata. Sipas tij, çdo ditë fermerët po çojnë dëm kultivimet e tyre, pasi qeveria nuk iu ka siguruar treg, nuk i mbështet dhe si pasojë ata po zhyten gjithmonë e më shumë në varfëri.  Më tutje ai thekson se me rritjen e çmimit e naftës dhe mungesën e subvencioneve për fatkeqësitë natyrore, qeveria i ka dhënë goditjen e fundit fermerëve në vend, duke iu hapur rrugëve vetë disa klientëve të Ramës.

“Fermeri vendas në varfëri, Rilindja propagandë dhe mashtrim.  Fermeri vendas po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në kushtet kur çmimet po rriten çdo ditë. Rritja e çmimit të karburantit e inputeve bujqësore, mungesa e infrastrukturës, mungesa e tregut për produktet vendas, mungesa e subvencioneve dhe skemat klienteliste të përfitimit.  Reshjet e breshërit në muajin qershor dhe mungesa e vëmendjes nga pushteti lokal dhe qendrorë kanë çuar fermerin vendas në kushtet e falimentimit.  Është e pa imagjinuar që 80 përqind e të rinjve në qarkun Korçë, në zonën më prodhuese të Shqipërisë emigrojnë në Maqedonin e Veriut dhe në Greqi për të kryer të njëjtën punë në bujqësi dhe lënë tokat e tyre më prodhuese sepse Rilindja nuk i mbështet por i detyron drejt emigrimit në një politikë të qartë antikombëtare dhe shpopulluese”, shkruan ai.

Ndërsa thekson më tej se sektori i bujqësisë është në gjendje kritike, Braimllari rendit dhe disa nga pikat që, sipas tij, i nevojiten fermerëve të rimarrin veten. “Sektori i bujqësisë është në emergjencë dhe duhet të shikohet qartë si një sektor strategjik dhe për këtë kërkon vëmendje dhe angazhim të drejtpërdrejtë. Bujqësia  ka nevojë: Revolucion Antikorrupsion në bujqësi me qëllim që prioritet i AZHBR-së të mos jetë afera e inceneratorëve por fermeri vendas. Subvencionim i drejtpërdrejtë për çdo njësi prodhimi. Subvencionim për çmimin e inputeve. Subvencionim për skemën e karburantit. Favorizimin e produkukteve Made in Albania”, thekson  ai.

 

 

Etiketa: alarmbujqesiDenoncimEndrit BraimllariFermerëPL

Lajme të lidhura

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës
Breaking Views

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

21:27 - 05/08/26
“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, qytetarët drejt Kryeministrisë me thirrjet: Atdheu është i yni! Ju erdhi fundi!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, qytetarët drejt Kryeministrisë me thirrjet: Atdheu është i yni! Ju erdhi fundi!

20:03 - 05/08/26
Prodhimi i anijeve në Pashaliman, nënshkruhet në Gjenova themelimi i shoqërisë ‘Fincantieri Albania’
Breaking Views

Prodhimi i anijeve në Pashaliman, nënshkruhet në Gjenova themelimi i shoqërisë ‘Fincantieri Albania’

16:56 - 05/08/26
Para
E fundit/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër

E fundit/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës
Breaking Views

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

21:27 - 05/08/26

Prej 67 ditësh shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Një qytetar renditi një sërë problematikash me të cilën përballe çdo...

Lexo më shumë
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26
Nga lojtar i Kombëtares shqiptare në shpërndarës kokaine, fundi i hidhur i futbollistit

Nga lojtar i Kombëtares shqiptare në shpërndarës kokaine, fundi i hidhur i futbollistit

20:17 - 05/08/26
“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, qytetarët drejt Kryeministrisë me thirrjet: Atdheu është i yni! Ju erdhi fundi!

“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, qytetarët drejt Kryeministrisë me thirrjet: Atdheu është i yni! Ju erdhi fundi!

20:03 - 05/08/26
Aksidenti në Itali, shqiptari ishte pjesë e një grupi motoçiklistësh, përplasja me makinën e hodhi 50 metra në ajër

Aksidenti në Itali, shqiptari ishte pjesë e një grupi motoçiklistësh, përplasja me makinën e hodhi 50 metra në ajër

19:52 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com