GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Djegia e shtëpisë u shton vështirësitë e jetës, familja Hoxha në Gjirokastër kërkon ndihmë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Djegia e shtëpisë u shton vështirësitë e jetës, familja Hoxha në Gjirokastër kërkon ndihmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Djegia e banesës e ka thelluar edhe më tej dramën e familjes Hoxha që jeton vetëm me të ardhurat prej shitjes së sherbelës dhe bimëve të tjera medicinale. Rabie Hoxha, 65 vjeç dhe i biri prej 20 ditësh e kalojnë natën jashtë në oborrin e shtëpisë së tyre të djegur në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës. Banesa 1 katëshe që ishte e amortizuar prej vitesh u përfshi nga flakët e shkaktuara nga një furnelë gazi për gatim që ishte harruar e ndezur në njërën prej dy dhomave.

Vështirësitë e jetës nuk mbarojnë këtu për familjen Hoxha, pasi djali i Rabies vuan prej vitesh nga një formë kronike e hepatit dhe mjekohet vazhdimisht për ta mbajtur gjendjen të stabilizuar. Megjithëse i paaftë për punë ai shpenzon më shumë se 10 orë në ditë në shpatet e maleve përreth për të grumbulluar bimë që të sigurojnë jetesën.

Deri më tani ende nuk është ofruar një zgjidhje për strehimin e familjes Hoxha ose të jetë kryer ndonjë vlerësim i dëmit të shkaktuar nga zjarri por burime nga bashkia Gjirokastër bëjnë me dije se këshilli bashkiak pritet të miratojë në mbledhjen e radhës një fond mbështetjeje emergjente për të përballuar qeranë e një banese që gjithsesi do ta linte familjen Hoxha në situatë kritike pasi ata kanë humbur gjithçka prej zjarrit. Në zjarr thotë Rabia u dogjën edhe kujtimet, paratë, orenditë e veshjet.

Banesa një katëshe duhet rindërtuar para dimrit por ky vlerësim do të duhej të kryhej nga Emergjencat Kombëtare. Rastet e banesave të djegura aksidentalisht në qarkun e Gjirokastrës janë të paktën 6 gjatë vitit të fundit. Në dy prej rasteve përveç shkatërrimit të pronës zjarret kanë shkaktuar edhe viktima.

 

Etiketa: djegiafamiljaGjirokastërHoxhashtepiseveshtiresite

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Foto/ 5 mënyra për të veshur shallin tuaj gjatë pushimeve

Foto/ 5 mënyra për të veshur shallin tuaj gjatë pushimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com