GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shkarko Çuçin, Kumbaron dhe Nanon”/ Ramës i skadon afati, qytetarët sërish sot në protestë

08:01 - 08/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shkarko Çuçin, Kumbaron dhe Nanon”/ Ramës i skadon afati, qytetarët sërish sot në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot përfundon afati që qytetarët i lanë kryeministrit Rama për të shkarkuar nga detyra ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro si dhe kreun e Policisë, Gledis Nano. Kujtojmë se me datë 4 gusht aktivistë, politikanë dhe qytetarë dolën në protestë para Ministrisë së Mbrojtjes për të protestuar për vrasjen e Jonada Avdias, e cila u qëllua për vdekje me skaf nga efektivi i policisë Arjan Tase. Ditën e 4 gushtit në protestën me moton “Drejtësi për Jonadën” Dhe “Nuk e vrau varka, e vrau shtet” ata i lanë afat Ramës 72 orë që të merrte masa dhe të vinte para përgjegjësisë ministrat, në të kundërt do të vazhdojnë protestën derisa të arrijnë drejtësi.

Deri më tani kryeministri nuk ka marrë asnjë masë, përkundrazi ka vazhduar me postime në rrjetet sociale sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke injoruar totalisht ngjarjen e rëndë ku një polic i mori jetën një fëmije 7-vjeçe.Kështu, sikur ishte parashikuar ditën e sotme pritet të zhvillohet sërish protestë në orën 19:30 përballë ministrisë së Brendshme. Protestës të para disa ditëve iu bashkuan edhe krerët opozitarë, Sali Berisha dhe Ilir Meta të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre edhe për protestën e sotme.

Jonada Avdia, 7-vjeçarja nga Tropoja, u vra në breg të detit ndërsa ishte duke u larë me të atin. Ajo u godit nga skafi i drejtuar nga komisari Arjan Tase, tashmë i arrestuar. Ngjarja ngjalli zemërim të madh në opinionin publik për faktin se Tase, në kohën kur drejtonte komisariatin e Himarës ishte nën hetim për favorizimin e trafikut të drogës. Por akuzat ndaj tij u pushuan dhe vetëm një muaj pas u rikthye në detyrë.

 

Etiketa: jonada avidaKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Jashtë kostumit zyrtar, Kurti publikon videon e atmosferës në “Sunny Hill”

Jashtë kostumit zyrtar, Kurti publikon videon e atmosferës në "Sunny Hill"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com