GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Partia e Lirisë propozon 6 masa që luftojnë varfërinë, ja thirrja për Qeverinë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Partia e Lirisë propozon 6 masa që luftojnë varfërinë, ja thirrja për Qeverinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë ka propozuar këtë të hënë gjashtë masa që luftojnë varfërinë ku rrezikon të zhytet dhe më thellë vendi, për shkak të krizës nga çmimet e larta të çmimeve dhe karburanteve. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ka bërë thirrje qeverisë që të indeksojë pagat, rritjen e rrogave dhe pensioneve, mbështetjen financiare për çdo qytetar mbi 18 vjeç, uljen e TVSH-së për produktet e konsumit dhe lehtësimin e çmimeve të karburanteve.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Shtrenjtimi abuziv i çmimeve të ushqimeve po ul ndjeshëm konsumin dhe po thellon seriozisht varfërinë, duke rrënuar më shumë buxhetet familjare, në veçanti pensionistët dhe shtresat më në nevojë. Fuqia blerëse ka rënë sepse çmimet janë të papërballueshme! Sot blihet më shumë bukë dhe shumë herë më pak mish dhe nënprodukte të tij, më pak qumësht, djathë, kos, vezë, oriz, makarona dhe fruta. Blerjet e këtyre produkteve kanë rënë 30% deri në 40% krahasuar me një vit më parë.
Rënia e konsumit po krijon situatë të vështirë edhe te biznesi, që gjithë presionin është i detyruar ta shkarkojë në uljen e pagave të punonjësve dhe shkurtimin e vendeve të punës. Ky është rrënimi ekonomik, që po mbjell Qeveria e Edi Ramës që jo vetëm vjedh papushim taksat e shqiptarëve me inceneratorët, PPP, koncensione, tendera sekretë dhe rrugë të florinjta, por po fut duart edhe në xhepat e tyre duke i grabitur çdo ditë me çmimet abuzive të ushqimeve dhe naftës, që vetë i vendos e kontrollon. Me taksat dhe tatimet më të lartat në rajon, Qeveria po dështon me vullnet të plotë edhe turizmin, që do të thotë më shumë varfëri dhe dëshpërim për mijëra familje, që e kanë lidhur jetesën me këtë sektor jetik për vendin. Shqipërinë e pret gremina ekonomike dhe shpopullimi masiv. Për daljen nga rruga drejt falimentit të vendit dhe shkatërrimit të ekonomike familjare, Partia e Lirisë propozon 6 masa efektive, që luftojnë varfërinë, në të mirë të qytetarëve, familjeve dhe bizneseve shqiptare.

I bëjmë thirrje Qeverisë të pranojë propozimet konkrete të Partisë së Lirisë:

  1. Indeksoni pagat!
    2. Rritni rrogat dhe pensionet!
    3. Mbështetni financiarisht me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç!
    4. Ulni TVSH-në për produktet e konsumit, duke ndjekur shembujt e vendeve të rajonit.
    5. Që turizmi të marrë frymë, mbështeteni me paketa konkrete ndihme.
    6. Lehtësoni çmimin e karburanteve duke pezulluar taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, (nismë ligjore e depozituar tashmë në Kuvend), sepse edhe ukrainasit në luftë e blejnë sot naftën më lirë (1.4 eu/litër) se shqiptarët në (1.9 eu/litri).

Partia e Lirisë angazhohet që nisma e saj e parë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të jetë indeksimi me ligj i menjëhershëm i pagave, detyrim ligjor dhe kushtetues, që Edi Rama nuk e ka venë në zbatim prej vitit 2017. Një thirrje publike edhe për të gjithë punonjësit e tatimeve dhe taksave: Mos ju bindni asnjë urdhëri për gjobvënie ndaj bizneseve sepse nesër nuk do t’i shpëtoni ndëshkimit ligjor!

 

Etiketa: MasatPartia Liriseqeverisethirrjavarferia

Lajme të lidhura

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj
Aktualitet

Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

13:04 - 06/06/26
Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump
Aktualitet

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump

12:57 - 06/06/26
Para
Kaluan perimetrin e lejuar, në rrezik mbytje 2 fëmijë 10-vjeçar në Sarandë

Kaluan perimetrin e lejuar, në rrezik mbytje 2 fëmijë 10-vjeçar në Sarandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom