Pylli i Kolonjës është përfshirë sërish nga flakët mëngjesin e sotëm. Paraprakisht burime për gijotina.com bëjnë me dije se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme në brendësi të pyllit shumë pranë qytetit të Ersekës, ndërkaq zjarrfikësit vunë në kontroll flakët duke ruajtur kurorën e pishave. Deri në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse u përballen me flakët të cilat u përhapën ne rreth dy dynym sipërfaqe.
Theksojmë se është hera e katërt brenda 1 jave që zjarri i qëllimshëm tenton të kthejë në hi mushkëritë e qytetit.
Dy mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës u vunë në dispozicion për shuarjen e flakëve prej orës 22:50 deri në orën 00:45.
Të shumta kanë qenë rastet në vend kur vatra të zjarrit janë ndezur qëllimisht nga persona të ndryshëm por ende nuk janë kapur apo identifikuar autorët e zjarreve.
Discussion about this post