GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

5 ujësjellës kërkojnë rritje tarifash/ ERRU nis shqyrtimin e aplikimeve në këto qytete

në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkodranët në protestë për ujë të pijshëm, administratori tallet: Ka edhe më keq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas rritjes së çmimit të energjisë dhe ushqimeve, shumë shpejt shqiptarët do të përballen me rritje të faturave të ujit. Në një raport të publikuar nga ERRU bëhet me dije se, 5 shoqëri ujësjellësish kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Ujit për rritjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe kanalizime, teksa ky dikaster ka nisur shqyrtimin e tyre. Elbasani, Kukësi, Bulqiza dhe Konispoli kanë depozituar kërkesat për nivel të ri tarife për çdo kategori abonentësh, ndërkohë që për Durrësin ka nisur procedura për miratim të tarifave të shitjes së ujit me shumicë për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas ERRU-së, “shitja e ujit me shumicë” është situata në të cilën uji shitet tek një blerës nga një ose disa pika shpërndarjeje me qëllimin e rishitjes së tij për konsumatorët individualë brenda zonës së shërbimit të blerësit me shumicë. Ndërkaq, është e paqartë nëse aplikimi për ujësjellësin e Durrësit përfshin edhe Shijakun, Krujën, Kavajën dhe Rrogozhinën, duke qenë se me reformën që po ndërmerret në sektor, tashmë këto kompani janë bashkuar dhe do të operojnë si 1 e vetme.

Në fakt, sipas realcionit që shoqëroi vendimin e qeverisë për riorganizimin e sektorit, bashkimi i shoqërive të ujësjellësve do të pasohet me rishikimin e tarifave të ujit të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotur. Sipas relacionit 1 nga objektivët krysorë të reformës është pikërisht harmonizimi gradual i tarifave në zonën e shërbimit sipas ndarjeve territoriale të bashkive.

Riorganizimi i sektorit të ujësjellës-kanalizimeve parashikon krijim e 15 Subjekte me Kompetenca të Përbashkëta, nga 58 kompani që janë aktualisht, teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të zotërojë 51% të aksioneve. Përveç Durrësit, Deri më tani janë nënshkruara marrëveshjet për Korçës, që ka në përbërje edhe Devollin, Ersekën, Maliqin dhe Pustecin, ndërsa Ujësjellësi i Pogradecit është bashkuar me Prrenjasin.

Etiketa: BashkiCmimeERRUkostoKryesore1rritje tarifeuje

Lajme të lidhura

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Para
Përmbytje katastrofike, shirat e rrëmbyshëm lënë pa strehë qindra persona, 8 të vdekur

Përmbytje katastrofike, shirat e rrëmbyshëm lënë pa strehë qindra persona, 8 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 1 Tetor 2026

07:26 - 01/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Tetor 2026

07:25 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com