GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zhgënjim në BE për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE rrit përpjekjet për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarë të Bashkimit Evropian nuk janë duke fshehur zhgënjimin për përpjekjet e dështuara për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, para përfundimit të presidencës portugeze të BE-së.

Portugalia përfundon kryesimin e saj në fund të muajt qershor dhe pas saj radhën e ka Sllovenia.

Në takimin e fundit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Luksemburg, presidenca portugeze ka konstatuar se nuk ekziston konsensus i nevojshëm për të miratuar kornizat negociuese për këto dy shtete kandidate, si kusht për të hapur negociatat.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut, i kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të hapur negociatat.

Por vendimet në Këshill miratohen vetëm me pajtimin e të gjitha shteteve anëtare.

Shumë diplomatë evropianë kanë shprehur zhgënjimin e tyre me një situatë të tillë duke e quajtur si “të dëmshme për paqen dhe stabilitetin në rajon” si dhe “gabim strategjik, i cili do ta dobësojë edhe më shumë imazhin e BE-së në rajon”, thonë disa burime të Radios Evropa e Lirë.

Disa diplomatë evropianë kanë kërkuar që, çështjet e hapura bilaterale, të cilat mund t’i ketë ndonjë shtet anëtar i BE-së me ndonjë vend të rajonit të Ballkanit, nuk duhet të përdoren për bllokimin e procesit të zgjerimit dhe nuk duhet të jenë fare pjesë e këtij procesi.

Blloku evropian tani pret që pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Bullgari të ketë më shumë gatishmëri në këtë shtet që të pajtohet me miratimin e kornizës negociatore, e cila do të hapte edhe rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit./REL

Etiketa: BEMaqedoniNegociata

Lajme të lidhura

Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon ish-komisionerin e Vetingut
Breaking Views

Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon ish-komisionerin e Vetingut

18:25 - 21/09/26
Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar vendin
Aktualitet

Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar vendin

17:56 - 21/09/26
Rama i ftoi në takim/ Magjistratët çojnë në Kushtetuese formulën e re të pagave
Aktualitet

Rama i ftoi në takim/ Magjistratët çojnë në Kushtetuese formulën e re të pagave

16:12 - 21/09/26
Para
“Dështoi BE, jo ne”/ Shehu-Ramës: Dështimet nuk fshihen pas fishekzjarrëve e shisheve të shampanjës

“Dështoi BE, jo ne”/ Shehu-Ramës: Dështimet nuk fshihen pas fishekzjarrëve e shisheve të shampanjës

TË FUNDIT

Sekuestrohen 2.1 ton kokainë në një jaht në Spanjë, arrestohen katër persona, mes tyre edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohen 2.1 ton kokainë në një jaht në Spanjë, arrestohen katër persona, mes tyre edhe një shqiptar

18:26 - 21/09/26

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar një jaht që transportonte rreth 2.1 ton kokainë, në një operacion të zhvilluar rreth 650 kilometra...

Lexo më shumë
Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon ish-komisionerin e Vetingut

Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon ish-komisionerin e Vetingut

18:25 - 21/09/26
Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar vendin

Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar vendin

17:56 - 21/09/26
Po kthehej në shtëpi me biçikletë, aksidentohet për vdekje 15-vjeçari shqiptar në Itali

Po kthehej në shtëpi me biçikletë, aksidentohet për vdekje 15-vjeçari shqiptar në Itali

17:29 - 21/09/26
Ambasadorja e re e BE-së takohet me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja e re e BE-së takohet me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

17:06 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com