GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

 Nga nepset e çuditshme gjatë shtatzënisë te menaxhimi i lekëve, Dojna Mema i rrëfen të gjitha

15:00 - 09/08/22
në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
 Nga nepset e çuditshme gjatë shtatzënisë te menaxhimi i lekëve, Dojna Mema i rrëfen të gjitha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tani është në ditët e fundit të shtatzënisë, numërimi mbrapsht ka filluar, mëngjeset e mbrëmjen treten në mendimin magjik se nga momenti në moment do të ketë në duar të voglin e saj. E gjithë shtatzënia për të ka qenë një udhëtim në varkën e mrekullisë. Me vrap, me hap, me dritën që pulson në tri zemra. Dojna është vajzë, bijë, grua, bashkëshorte e do të jetë nëna e një djali që në pasqyrë do të shohë gjithmonë pasqyrimin e forcës së shpirtit të lirë në pafundësi.

Sa kohë ishte ky fëmijë lutja e mëngjesit dhe e natës së mirë?

Mendoj vërtet që janë fëmijët ata që zgjedhin prindërit dhe jo anasjelltas. Në rastin tonë, nuk po luteshim për të patur një fëmijë, por kur e zbuluam e deshëm me gjithë forcën tonë. Unë e kam ndjerë që në atë çast edhe gjininë e tij. E dija që ishte djalë. Ka diçka magjike, prej një tjetër bote, në ndjesitë dhe intuitën e një gruaje shtatzënë.

Si kanë qenë këto 9 muaj, nga dita e parë deri më sot?

Muajt e parë, të lodhshëm duke qenë se unë isha në kulmin e punës si autore dhe moderatore e “Fan Club”. Mbaj mend muajin e tretë që ishte edhe më intensivi i ngjarjeve brenda në “Big Brother Vip”, ndërkohë mundohesha të mos më zinte gjumi kudo, ndonjëherë edhe ulur. Kështu tre muajt e parë djali ka dëgjuar vetëm biseda televizioni. Në tremestrin e dytë kam udhëtuar shumë dhe rrjedhimisht ka dëgjuar gjuhë nga më të ndryshmet. Unë e kam jetuar në maksimum atë periudhë dhe ka qenë padyshim më e bukura gjatë kësaj shtatzënie. Sa i përket tremujorit të fundit, babi kompozoi një këngë të re, ndaj ka dëgjuar muzikë të mirë. Unë jam tani në atë periudhë kur po numëroj edhe minutat. Ai e di kur dëshiron të vijë, uroj mos të vonojë shumë.

Si e përfytyron fëmijën tënd? Kujt do doje t’i ngjante?

Në fillimet e shtatzënisë kam parë në ëndërr një fëmijë 3 ose 4 vjec, me flokë të gjatë që vraponte në plazh. Ishte me kurriz ndaj nuk munda të shquaja as tiparet dhe as gjininë, por e sigurt që dukej shumë i lirë. Unë ashtu e përfytyroj; të lirë, të shpenguar, pa komplekse që i gëzohet jetës si mami dhe babi i tij. Sa i përket tipareve fizike mund të tingëlloj egocentrike kur dëshiroj të ketë sytë e buzët e mia, por e kemi me konsensus, për sa kohë do të ketë flokët e babit.

 

Vlashenti si është sjellë këto muaj? E ka duruar çdo tekë?

Vlashenti thotë shpesh që do të dëshironte të isha shtatzënë gjithë jetën. Sipas tij, nuk kam qenë kurrë më e dashur dhe e kujdesshme se këtë periudhë. Megjithatë, përtej kësaj, ai ka ditur të vërë në zbatim mjaft mirë filozofinë :”Një grua shtatzënë ka gjithmonë të drejtë”. Nuk kam patur një shtatzëni tekanjoze, më tepër se kam dashur që çdo gjë të ishte gati shumë shpejt. E kam bërë të montojë krevatin katër muaj para dhe shpesh ai kujton me humor muajin e tretë të shtatzënisë kur mendoja për fondin e universitetit të djalit.

 

Si ke qenë ti me nepsin?

Kam zbuluar që isha shtatzënë në fund të nëntorit dhe atë periudhë më shkonte mendja vetëm për kajsi, të cilat sigurisht s’kishe asnjë mënyrë t’i gjeje në mes të dimrit. Kur erdhi stina e kajsive pastaj, më shkonte mendja për gështenja. Përtej nepsit të çuditshëm, për herë të parë e kam shijuar shumë ushqimin. I gëzohem çdo pjate si fëmijë.

 

Çfarë ka ndryshuar diçka te ti në këto muaj?

Gjithçka që shihet dhe nuk shihet. Adhuroj çdo ndryshim që i ka ndodhur fizikut tim. Madje kam dashur ta tregoj barkun që në fillimet e shtatzënisë duke u përballur hera-herës edhe me një mentalitet më supersticioz apo thjesht paragjykues. E kam shijuar këtë shtatzëni dhe kam ndarë emocionet e bukura që përjetoj. Për këtë nuk dua të gjykohem ashtu siç unë nuk gjykoj askënd.

 

Dhoma e bebit është gati?

Djali po vjen në një periudhë të rrëmujshme kur shtëpia jonë nuk është ende gati, kështu që po qëndrojmë te shtëpia e vjetër e Vlashentit si fillim. Muajt e parë djalin do e mbajmë në dhomën tonë, ndaj i kemi krijuar këndin e tij. Nuk kam dashur ta ngarkoj, duke qenë se më pëlqen minimalizmi në arredim. Mendoj gjithashtu që jam treguar e arsyeshme në blerje, pa e ekzagjeruar. Nuk më pëlqejnë arushat apo logot e mëdha për fëmijë ndaj ia kam bërë shumë të vështirë edhe njerëzve rreth e rrotull meje për dhurata.

 

Çfarë ndodh në shtëpinë tuaj, kush komandon? Kush i mban lekët?

Secili mban lekë sepse ndryshe do të kishim arsye për t’u zënë cdo ditë. Megjithatë, Vlashenti ka nën kontroll aspektin praktik dhe ekonomik të shpenzimeve të shtëpisë sepse unë kam nga një vrimë në të dyja duart. Gjithashtu gatuan ai sepse di ta bëjë shumë më mirë se unë. Sa i përket çdo gjëje që ka lidhje me stilin e jetesës, rregullin në shtëpi, e marr unë situatën nën kontroll. Kemi gjetur një balancë sepse fillimet e bashkëjetesës ishin pak të vështira duke qenë se ai kishte jetuar 20 vjet vetëm, ndërsa unë asnjë ditë.

Etiketa: Dojna MemanepsepararrefimShtatzeni

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
“Çmendet” turisti, ndez cigare në avion dhe sulmon stafin

“Çmendet” turisti, ndez cigare në avion dhe sulmon stafin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com