GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dorëzoi rezolutën për njohjen e Kosovës, flet deputeti ukrainas: Ja pse nuk e kemi bërë më parë

18:24 - 09/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëzoi rezolutën për njohjen e Kosovës, flet deputeti ukrainas: Ja pse nuk e kemi bërë më parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat shqiptare, deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili disa ditë më parë dorëzoi një draft-rezolutë në parlament, ku kërkohet që Kievi të njohë Prishtinën, ka treguar arsyet e kësaj iniciative. Ai është shprehur se Ukraina duhet të njoh Kosovën për arsyen se vendet që tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, janë po të njëjtat vende që po përkrahin Ukrainën.

“Mendoj se duhet ta njohim Kosovën, sepse nëse shikoni hartën e vendeve që tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, janë po të njëjtat vende që po përkrahin Ukrainën. Kjo është bota e lirë. Është SHBA-ja, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe 22 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, në të cilën Ukraina është bërë shtet kandidat së fundmi vetëm para një muaji. Mendoj se pas 24 shkurtit, çdo gjë për gjithë botën u bë absolutisht e qartë: Në Ukrainë ne kemi një situatë tërësisht ndryshe, në Ukrainë ne kemi pushtim nga fqinji ynë, që është agresori, Rusia, dhe është absolutisht ndryshe me atë se çfarë ka ndodhur më shumë se 20 vite më parë në Kosovë ku një shtet tjetër ka kryer gjenocid” – tha deputeti.

Goncharenko ka treguar edhe arsyen se pse nuk e kanë njohur më parë Kosovën, ku sipas tij ka qenë fakti që Ukraina ka pasur probleme me pjesë të territorit të saj dhe Rusia po e përdor atë.

“Në Ukrainë ka vite që diskutohet për njohjen e Kosovës. Dhe arsyeja e mosnjohjes gjithnjë ka qenë fakti që kemi pasur probleme me pjesë të territorit tonë dhe Rusia po e përdor atë. Dhe kishte një brengë që Rusia mund ta përdorte paralelen mes situatës në Kosovë, Donbasit të Ukrainës dhe Krimesë, duke thënë se ‘nëse Ukraina e njeh Kosovën, i bie që Ukraina nuk duhet të jetë kundër njohjes se pjesëve të territorit tonë si shtete të pavarura, përkatësisht Donbasit dhe Krimesë” – u shpreh Goncharenko.

I pyetur nëse Rusia ka nxitur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, deputeti ukrainas shprehu për ABC të njëjtin mendim me zyrtarët e Prishtinës: Putin kërkon konflikte të reja në Ballkan.

“Rusia do një konflikt të ri në rajon, do sa me shumë  luftë në botë. Dhe jam absolutisht i sigurt se Moska po bënë çmos për të krijuar tensione në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë ku mund të ketë ndikim”, tha ai.

Rezoluta për njohjen e Kosovës pritet të votohet në ditët në vijim, teksa deputeti propozues shprehet optimist se do të sigurojë mbështetjen edhe ligjvënësve të tjerë.

 

Etiketa: deputetidorezoiKosovaOleksiy Goncharenkorezolutaukrainas

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
United heq dorë nga Arnautovic, tani tenton sulmuesin e Spanjës

United heq dorë nga Arnautovic, tani tenton sulmuesin e Spanjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com