GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 48-vjeçarit nga varfëria, reagon Blushi: Korrupsioni i Edi Ramës po i vret njerëzit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Partia e Lirisë propozon 6 masa që luftojnë varfërinë, ja thirrja për Qeverinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë, ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike e ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një 48-vjeçar i cili jetonte në varfëri u gjet i varur në banesën e tij. Sekretari i kësaj partie, Tedi Blushi, në një postim në facebok, shprehet se korrupsioni i Edi Ramës po i vret të varfrit dhe kjo e vërtetë e hidhur fatkeqësisht u dëshmua edhe sot. Ai gjithashtu shkruan se në 10 vite qeveria ka mbell dëshpërim, mjerim, papunësi, shpopullim, krim, shtypje dhe nënshtrim.

“Korrupsioni i Edi Ramës po i vret të varfërit! Kjo e vërtetë e hidhur fatkeqësisht u dëshmua edhe sot. Dhjetë vite në pushtet, Edi Rama: Në vend të shpresës, mbolli dëshpërimin; Në vend të mirëqenies, solli mjerimin; Në vend të punësimit, shtoi papunësinë; Në vend të zhvillimit, nxiti shpopullimin; Në vend të sigurisë, lartësoi krimin; Në vend të demokracisë, solli shtypjen dhe nënshtrimin. Edi Rama me një grusht oligarkësh grabitqarë vetëm vjedhin pa pushim me çdo mënyrë munden. Vjedhin me djegësat, me PPP, me koncesione, me tendera, me rrugë të florinjta, leje ndërtimi, me ligje speciale, me çmime të larta. Edi Rama po e kthen Shqipërinë në një kamp varfërie, ku 67% e popullsisë jeton sot me 5.5 dollarë në ditë dhe përballet me presionin e tmerrshëm të mbijetesës. Të mblidhemi bashkë jo për ta përballuar këtë mjerim, por për të shporrur shkaktarin e saj!” – shkruan Blushi në facebook.

Kujtojmë se ditën e sotme 48-vjeçari Fatos Çollaku është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë. Ai jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike dhe prej disa muajsh familjes së tij i kishin ndërprerë dhe energjinë elektrike pasi nuk kishte paguar. 48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, ndërsa si mbështetje kishte vetëm ndihmat e banorëve të fshatit.

Etiketa: Edi RamakorrupsioninjerezitTedi Blushivarferiavdekja

Lajme të lidhura

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë ne pak ditë
Aktualitet

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë ne pak ditë

10:12 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Para
Shkupi jashtë Europa League, tani mendon për Conference

Shkupi jashtë Europa League, tani mendon për Conference

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar ndërhyrjen për ndërtim në zonën e kompleksit Taivan, në Parkun Rinia, duke...

Lexo më shumë
Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë ne pak ditë

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë ne pak ditë

10:12 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com