GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ulet konsumi i karburanteve në korrik e gusht, tkurret turizmi i brendshëm

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ulet konsumi i karburanteve në korrik e gusht, tkurret turizmi i brendshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konsumi i karburanteve vijoi tkurrjen edhe në korrik, ndërsa të dhënat e ditëve të para të muajit gusht tregojnë se tendenca rënëse është thelluar. Sipas të dhënave nga Doganat, në korrik u importuan 53.4 mijë ton karburante, me një rënie prej 11% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke zbritur pothuajse në nivelin e vitit 2020, kur vendi po vuante nga pasojat e kufizimeve për shkak të pandemisë (shiko grafikun: Importet e karburanteve, korrik).

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve pohon se përgjithësisht në këtë periudhë pritej që importet të rriteshin edhe me 2 mijë ton (rreth 3-5% më shumë), por ato kanë rënë realisht me gati 7 mijë ton. Sipas Shoqatës, arsyeja kryesore e rënies së konsumit të karburanteve në vend lidhet me makinat që vijnë nga rajoni për turizëm, të cilët ishin një nga faktorët kryesorë që ndikonin rritjen në sezonin e verës. Tashmë për shkak të diferencës së lartë në çmim, me rreth 30-60 lekë për litër, asnjë makinë me targa nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo Malit të Zi nuk i afrohet stacioneve shqiptare të karburanteve.

Ndërsa makinat e rajonit kanë ndikuar në 60% të rënies, pjesa tjetër sipas Shoqatës lidhet me frenimin e lëvizjeve të brendshme për qëllime turistike, apo që kanë reduktuar qarkullimin për shkak të çmimeve të larta. Ndërsa konsumi i përhershëm minimal, sipas Shoqatës është në nivele pothuajse të pandryshuara.

Rënia pritet të thellohet në gusht

Sipas të dhënave paraprake nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, tendenca e ditëve të para të gushtit tregon se rënia do të thellohet. Në pesë ditët e para të gushtit konsumi ka rënë me 3.6 mijë ton, ndërsa nëse vazhdohet me këtë ritëm, tkurrja mujore mund të jetë -15 mijë ton. Në gusht të vitit të kaluar, sipas Doganave, importet e karburanteve kishin arritur rekordin e 68.6 mijë ton.

Arsyet vijojnë të mbeten të njëjta si në korrik. “Korriku dhe gushti gjithnjë arrijnë kulmin e konsumit dhe në një pjesë të madhe kjo vjen nga rajoni. Por, tani diferenca në çmim për një litër ka arritur në 30 deri në ne 58 lekë nga Mali i Zi në Maqedoni”, tha Shoqata. Kjo diferencë lidhet me taksat e larta që ka mbi naftën vendase, teksa përveç taksave kryesore si TVSH e qarkullimi janë dhe shumë të tjera që “askush” në botë nuk i ka”.

Që prej fillimit të marsi, çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në vend, duke kulmuar në 265 lekë në mes të muajit qershor, si rrjedhojë e shtrenjtimit në bursa. Aktualist nafta po tregtohet me 217 lekë për litër, ose 13% më shumë se në shkurt.

Që në mars, kur filloi shtrenjtimi, konsumi reflektoi tkurrjen. Për 6 mujorin e parë të vitit, importet e karburanteve kanë rënë me 9.2% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më pare (sjiko grafikun: Importet e karburanteve sipas muajve). Vetëm për 5 mujorin mars-korrik, tkurrja është 14.5%./Monitor

Etiketa: monitornafte

Lajme të lidhura

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Para
E rëndë/ Tentoi t’i sulmonte me thikë, 16-vjeçari qëllohet për vdekje nga policia

E rëndë/ Tentoi t’i sulmonte me thikë, 16-vjeçari qëllohet për vdekje nga policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com