GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Thirrja e Kurtit për serbët, Petkoviç: Ai po nxit luftë

08:54 - 11/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet në veri të Kosovës, Petkoviç: S’ka të bëjë me serbët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në reagimin e tij të 10 gushtit ka thënë se e vetmja gjë që di Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “nxitja e luftës duke udhëhequr politikën e kërcënimeve dhe shantazheve”.

Kurti deklaroi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 10 gusht, se një fushatë dezinformimi për vendimet e ekzekutivit sa i përket targave dhe dokumenteve serbe, kishte për qëllim të nxiste frikë dhe të krijonte destabilitet. Ai u bëri thirrje serbëve që të mos bien pre e fushatave të tilla.

Në ragimin e Petkoviçit, thuhet se këtë e dëshmojnë deklaratat e tij të fundit, me të cilat, siç tha ai, Kurti dëshiron konflikt dhe se çdo ditë i pëlqen të flasë për luftën.

“Me vendimet e tij të njëanshme për targat dhe dokumentet serbe, Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet, duke përgatitur dhunën në veri. Këtë e ka konfirmuar sot duke bërë të ditur se nga 1 shtatori Prishtina do të vazhdojë me të ashtuquajturin reciprocitet, i cili ka për qëllim shfuqizimin e targave dhe dokumenteve serbe”, ka thënë Petkoviç.

Në njoftimin për media përsëritet kërkesa për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili, siç tha ai, do t’u mundësonte serbëve të drejta kolektive dhe do të rriste sigurinë.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se vendimi për riregjistrimin e veturave me targa të lëshuara nga Serbia, është vendim që i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë.

Zbatimi i këtij vendimi, së bashku me atë për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, u shty për 1 shtator, për shkak të ngritjes së barrikadave më 31 korrik dhe 1 gusht në veri të vendit.

Pas ndërhyrjes edhe të faktorëve ndërkombëtarë, Qeveria u pajtua që të shtyjë zbatimin e këtyre vendime për një muaj, pasi të hiqeshin barrikadat./REL/

 

Etiketa: Albin KurtiLuftePetar Petkovicserbetthirrja

Lajme të lidhura

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Para
Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare gazetari shkodran

Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare gazetari shkodran

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur sërish në zonën e Qafës së Llogarasë, konkretisht pranë Qafës së Luadhit, duke rikthyer...

Lexo më shumë
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com