GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD vijon denoncimet: Fondet e BE-së shkuan për punonjësin e inceneratorit

14:53 - 11/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD vijon denoncimet: Fondet e BE-së shkuan për punonjësin e inceneratorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar me denoncimin e fakteve të inceneratorëve. Këlliçi tha sot se AZHBR ka shpallur fitues të 310 mijë eurove, nga fondet e pakthyeshme që Bashkimi Evropian jep për rritjen e kapaciteteve në bujqësi, shtetasin Elton Bualli.  Këlliçi shprehet se Elton Bualli do të ndërtojë një fermë në zonën e Sharrës, në një sipërfaqe toke-arë prej 8500 metra katror dhe këtë truall ia ka blerë një vit më parë kompanisë së inceneratorit të Tiranës, ku ai është administrator dhe përfaqësues, me të drejtë firme.

Pra, PD deklaron se nga punonjës, në më pak se një vit, Elton Bualli bëhet pronar toke, administrator i kompanisë së inceneratorëve dhe, së fundmi, “fermer”. Partia Demokratike kërkon përgjigje për 5 pyetje drejtuar AZHBR, SPAK dhe Qeverisë.

Deklarata e plotë

AZHBR ka shpallur fitues të 310 mijë eurove, nga fondet e pakthyeshme që Bashkimi Evropian jep për rritjen e kapaciteteve në bujqësi, shtetasin Elton Bualli. Elton Bualli do të ndërtojë një fermë në zonën e Sharrës, në një sipërfaqe toke-arë prej 8500 metra katror. Këtë truall ia ka blerë një vit më parë kompanisë së inceneratorit të Tiranës, ku ai është administrator dhe përfaqësues, me të drejtë firme. Pra, nga punonjës, në më pak se një vit, Elton Bualli bëhet pronar toke, administrator i kompanisë së inceneratorëve dhe, së fundmi, “fermer”.

Në interes të taksapaguesve shqiptarë, Partia Demokratike do të kërkojë sot përgjigje për 5 pyetje drejtuar AZHBR, SPAK dhe Qeverisë:
-Si ndodhi kjo mrekulli?

Përse koncensionari i shet tokën punonjësit të tij?

Kush kërkon të fshihet pas emrave të tjerë?

Landfillin kompania nuk e ka prone, e ka me koncension: Me ç’të drejtë i shiten 8500 metra Buallit?

-Elton Bualli, ka prokurë të posaçme noteriale dhe përfaqëson e vepron në emër të inceneratorit të Tiranës. A është hetuar ky zotëri nga SPAK, si pjesë e hetimit për çështjen e inceneratorëve?

-Elton Bualli përfitoi 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD vetëm pasi mori konsulencë nga kompania “Consulting Se Partners”, e cila është në pronësi 80% të Stela Gugalljas.
-Stela Gugallja është ende në kërkim nga SPAK për abuzime me inceneratorin e Elbasanit, por ndërkohë ajo ofron konsulencë për fondet e AZHBR, dhe kryen të gjitha veprimet e aplikimit.

Atëherë për ç’ kërkim ndërkombëtar bëhet fjalë?
Çfarë arratie?
Ku po e kërkojnë Gugalljan dhe s’e kanë gjetur?

Elton Bualli e gjeti dhe mori konsulencë prej saj, dhe falë këshillave të Gugalljas, Bualli mori nga AZHBR 310 mijë euro për t’u bërë “fermer”.

-Le të përgjigjet ministrja Krifca, a është takuar me Stela Gugalljan gjatë fazës së aplikimeve për fonde, ose në një moment tjetër?

A e di ministrja Krifca që Gugallja është në kërkim?

Si e shpjegon ministrja Krifca që fondet e AZHBR shkojnë për individë të lidhur me aferën e inceneratorëve dhe jo fermerëve të vërtetë?

-Si shpjegohet që Stela Gugallja e inceneratorëve ka dijeni të plotë për aplikimet për fonde në AZHBR? Në atë masë sa që aplikimi i plotësuar prej saj i jep Elton Buallit 310 mijë euro.

Faktet tregojnë se çdo njësi e strukturë e shtetit shqiptar punon për llogari të kompanisë së inceneratorëve. Fondet për ta janë pambarim kurse për fermerët asgjë. Prandaj kur shihni fermerët të flakin mundin e tyre, kur i shihni të ikin natën nga ky vend, ka një arsye: është mafia e inceneratorëve. Asaj i jepen edhe paratë që BE dhuron për fermerët shqiptarë. Bekimin dhe firmën e paligjshme për çdo vjedhje, e kanë nga inceneRama dhe incenErjoni.

 

Etiketa: BEDenoncimetfondetinceneratoriPDpunonjesi

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Gramshi nuk gjen qetësi, zjarret po marrin përmasa të mëdha

Gramshi nuk gjen qetësi, zjarret po marrin përmasa të mëdha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com