GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

12:24 - 12/08/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Partneriteti në koncesionin e Portit të Durrësit është kështu. Kompania arabe do të marrë 70 për qind të fitimit neto, ndërsa qeveria 30 për qind. Tani pyetja shtrohet a është kjo një marrëveshje e mirë për Shqipërinë? Përgjigjen e ka tregu.

Sot, kur një pronar e jep pronën e tij për zhvillim tek ndërtuesi merr 30 për qind të sipërfaqes së ndërtimit. Madje në zona të caktuara të Tiranës, pjesa e pronarit shkon edhe 40 për qind. Kurse qeveria do të marrë 30 për qind të fitimit. Kjo është një diferencë shumë e madhe. Tani le të bëjmë pak matematikë.

Në Portin e Durrësit do të ketë 1.5 milionë metër katrorë ndërtim. Supozojmë se çmimi mesatar i shitjes do të jetë 2200 euro për metër. Kompania do të arkëtojë 3.3 miliardë euro. Investimi i deklaruar është 2 miliardë euro, që do të thotë se fitimi mbetet 1.3 miliardë euro. Sipas partneritetit, kompania arabe do të marrë 910 milionë euro, kurse qeveria 390 milionë euro.

Por si do të ndahej fitimi nëse qeveria do të hynte në marrëveshje me kompaninë arabe me kushtet e tregut, pra të merrte 30 për qind të sipërfaqes bruto? Nga 1.5 milionë metrat e sipërfaqes ndërtimore qeveria do të përfitonte 450 mijë metra. Me çmim shitje 2200 euro, qeveria do të arkëtonte 900 milionë euro. Pra tre herë më shumë. Por nuk mbaron këtu, sepse ky më sipër është rasti më i mirë.

Kompania arabe do të jetë aksioneri i maxhorancës dhe kjo do të thotë se ajo do të ketë kontrollin e plotë të shpenzimeve. I gjithë projekti është i përjashtuar nga taksat. Kjo ngre një pyetje. Cili është mekanizmi që parandalon fryrjen e shpenzimeve në mënyrë artificiale për të ulur sa më shumë fitimin? Çfarë e ndalon aksionerin e maxhorancës të bëjë skemën trekëndësh? Të krijojë një kompani në offshore dhe të faturojë prej andej shpenzime të fryra? Nuk ka.

Kompania mund t’i fryjë shpenzimet deri në pikën që ta çojë fitimin minimal ose zero. Dhe qeveria do të marrë 30 për qindëshin e zeros. Dmth hiç. Ky është një rrezik shumë i madh i materializuar disa herë në partneritetet e qeverisë më privatët. Kujtoni ARMO-n dhe dhe Albtelekomin.

Tani ka dhe një problem tjetër shumë madhor. Projekti i Portit turistik në Durrës do të shkatërrojë Portin ekzistues të mallrave. Në fillim të muajit të kaluar u bë publik, projekti i kompanisë hollandeze Royal Haskoning për portin e ri të mallrave në Porto Romano. Fatura e ndërtimit të portit? Plot 2 miliardë euro. Këto do t’i paguajë qeveria.

Për ta përmbledhur, marrëveshja është kjo. Qeveria mund të marrë 310 milionë euro fitim në rastin më të mirë nga partneriteti me kompaninë arabe në Durrës, por do të duhet të paguajë 2 miliardë euro për të ndërtuar portin e ri të mallrave në Porto Romano. Populli thotë bli qen dhe shit këlysh.

Me shumë gjasa porti i mallrave në Durrës nuk do të ndërtohet asnjëherë sepse buxheti i Shqipërisë nuk ka këllqe për të financuar një investim 2 miliardë euro. Pra Durrësi, një qytet me port prej mijëra vitesh, tashmë do të mbetet pa port tregtar. Aktiviteti portual do të zhvendoset në portin privat të Kastratit në Porto Romano. Por ai port nuk mund të përballojë dot flukset tregtare që ka sot Porti i Durrësit, për të mos folur për cënimin e sigurisë, pasi në portet energjetike nuk lejohet të shkarkohen mallra të tjera.

Ky është pazari i Portit të Durrësit, që qeveria nuk na e tregon. Tani gjithsekush mund të gjykojë vetë se sa e mirë është kjo marrëveshje.

 

Etiketa: dURRESITKlodian Tomorikryesore2Pazariportiqeveriatregon

Lajme të lidhura

Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Para
I akuzuar për disa vjedhje, arrestohet 35-vjeçari në Cërrik

Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, kapet 29-vjeçari nga Lushnja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka...

Lexo më shumë
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com