GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk respektoi zonën e kufizuar në det, gjobitet pronari i Yaht-it në Dhërmi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk respektoi zonën e kufizuar në det, gjobitet pronari i Yaht-it në Dhërmi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar një mjet lundrues i cili nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese në plazhin e Dhërmiut. Edhe pse kanë kaluar vetëm 10 ditë nga tragjedia e Himarës, ku mbeti e vrarë Jonada Avdia 7 vjeç, pasi u godit nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase, mjete lundruese me sa duket vijojnë shkelin rregullat e sigurisë.

Kapiteni i Yaht-it është gjobitur me masë administrative 10.000 lekë të rinj dhe i është bllokuar mjeti lundrues për 5 ditë.

Shërbimet e DVKM Vlorë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, gjatë patrullimit në plazhin e Dhërmiut, kanë konstatuar duke lundruar, në një zonë të kufizuar për ushtrimin e aktivitetit të turizmit detar, një mjet lundrues tip “Yaht”, që paraqiste rrezikshmëri për pushuesit.

Menjëherë është bërë ndalimi i drejtuesit dhe shoqërimi i tij, bashkë me mjetin lundrues, në PKK Himarë. Në bazë të ligjit nr. 43 të vitit 2020, kapiteni i mjetit lundrues, shtetasi D. J., 46 vjeç, lindur dhe banues në Kotorr, Mali i Zi, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues, për 5 ditë.

Në vijim të kontrolleve, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neneve 14/b dhe 14/g, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 3 kapitenë të mjeteve lundruese tip gomone, njëri prej tyre për mungesë dokumentacioni (në bord) dhe 2 për tejkalim të kapacitetit të personave të lejuar në bord.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik, dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Etiketa: DhermiYAHTI

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Abuzoi seksualisht me nipin, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet për 45-vjeçari

Abuzoi seksualisht me nipin, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet për 45-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com