Policia ka dhënë detajet mbi aksidentin e ndodhur pak pas mbikalimit të Rinasit. Një kamion i mbushur me grurë u rrëzua sot në autostradën Tiranë-Durrës duke derdhur në rrugë të gjithë grurin e duke bllokuar qarkullimin.
Policia shprehet se shoferi me inicialet A. A., duke drejtuar kamionin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post