Emigrantët shqiptarë që presin të kalojnë pushimet në atdhe, po presin me radhë të gjatë në Kakavijë.
Mësohet se shqiptarët që presin të futen drejt Shqipërisë po vonohen nga pala greke, e cila ka vendosur vetëm 2 sportele në dispozicion të tyre.
Mësohet gjithashtu, se problemi qëndron vetëm në palën greke, pasi pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.
Në pjesën greke radhët e mjeteve për të hyrë në Shqipëri janë pikasur që në orët e para të mëngjesit ndërsa tani janë shtuar akoma më shumë.
Fluksi i madh i mjeteve është shenuar sot në diten e pare te fundjavës dhe korrespondon me pikun e sezonit te pushimeve.
Discussion about this post