GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mocioni i mosbesimit/ Dritan Abazoviç: Nëse Parlamenti nuk na rrëzon më 19 gusht…

21:43 - 15/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Abazoviç në telashe, DPS dorëzon në Kuvend kërkesën për votëbesim e qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se të gjithë ata që duan që Mali i Zi të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët nuk duan që të anulohet Traktati Themeltar dhe të ndalet rruga evropiane e vendit, nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Abazoviç u shpreh se sa i përket seancës së Kuvendit të 19 gushtit, “gjendja është e qartë”.

“Jam i relaksuar dhe pres 19 gushtin, qeveria i ka zbatuar të gjitha detyrimet nga marrëveshja, kanë mbetur edhe tre pika që janë në kompetencë të Parlamentit, nëse dikush do ta kthejë mekanizmin në duart e atyre që duan destabilizimin për shkak të qendrave financiare, kjo nënkupton përgjegjësi. Nëse qeveria nuk bie të hënën, do të kryhet një riformatim”, tha ai.

Kryeministri malazez tha se pjesë e rindërtimit të Qeverisë, nëse nuk bie të premten, ftohen të gjithë përveç atyre që e përjashtuan veten, duke iu referuar Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Partisë Socialdemokrate (SDP).

“Këta janë ata që kanë dorëzuar mocionin sepse nuk kanë përballuar vendimet e vështira të Qeverisë”, tha kryeministri.

Ai ftoi “të gjithë të tjerët” të marrin pjesë në rindërtim, duke theksuar partitë e pakicës, Malin e Zi Demokratik dhe Frontin Demokratik (DF).

“Të gjithë ata që duan që ne të kemi prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përgatitjen e zgjedhjeve që duhet të mbahen dhe do të mbahen së shpejti. Të gjithë ata që duan që ne të ndjekim rrugën e stabilizimit dhe pajtimit do të ftohen”, tha ai.

Ai u shpreh se nëse qeveria bie, “URA” shkon me gjithë zemër në opozitë.

Abazovic tha se nuk e ka problem që dikush tjetër të jetë kryeministër, por se aktin e dhënies së mandatit e konsideron “të papërgjegjshëm”.

“Nëse qeveria bie, mekanizmi i kthehet Milo Gjukanoviçit, nëse duhet të përcaktojmë fatin e Malit të Zi në atë mënyrë që të përdorim vullnetin e mirë të Milo Gjukanoviçit për t’ia dhënë mandatin e ardhshëm kolegut Beçiç apo një kolegu tjetër, mendoj se është diçka e papërgjegjshme sidomos për momentin.

Ndaj apeli im është të shkojmë në rrugën e rindërtimit”, u shpreh kreu i qeverisë malazeze.

Etiketa: Dritan Abazopvicmocion

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
Parashikimi i studiuesve: 75% e njerëzve do vdesin nga uria brenda 2 viteve nëse ndodh…

Parashikimi i studiuesve: 75% e njerëzve do vdesin nga uria brenda 2 viteve nëse ndodh...

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com