GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Parashikimi i studiuesve: 75% e njerëzve do vdesin nga uria brenda 2 viteve nëse ndodh…

22:00 - 15/08/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Parashikimi i studiuesve: 75% e njerëzve do vdesin nga uria brenda 2 viteve nëse ndodh…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një luftë e kufizuar bërthamore do të mjaftonte për të nisur një zinxhir ngjarjesh që do të rezultonin në një krizë globale ushqimore dhe uri vdekjeprurëse, në krye të vdekjeve nga vetë shpërthimet e armëve bërthamore, paralajmërojnë shkencëtarët. Ndërsa një luftë bërthamore në shkallë masive, siç është ajo SHBA-Rusi, mund të çojë në vdekjen e më shumë se gjysmës së njerëzimit.

Studimi vlerëson se një luftë bërthamore rajonale midis Indisë dhe Pakistanit, për shembull, mund të rezultojë në deri në 2.5 miliardë vdekje nga uria gjatë dy viteve të ardhshme. Në një konflikt bërthamor shumë më të gjerë gjeografikisht dhe në shkallë masive SHBA-Rusi, vdekjet e lidhura me urinë mund – në skenarin më të keq – të rriten edhe mbi pesë miliardë, më shumë se gjysma e gjithë njerëzimit.

Analiza e modelimit, e botuar në revistën shkencore ushqimore Nature Food, e cila vlerëson (nëpërmjet gjashtë skenarëve të mundshëm) efektet e një lufte bërthamore dikur të paimagjinueshme, thekson se bloza e lëshuar në masë në atmosferë do të çojë në mungesa ushqimore dhe shumë vdekje të lidhura me urinë

Përdorimi i armëve bërthamore (raketa ose bomba) do të shkaktojë zjarre masive, duke rezultuar në akumulimin e sasive të mëdha të blozës në atmosferë, e cila do të bllokojë rrezatimin diellor që të arrijë në sipërfaqen e planetit, duke ulur temperaturat dhe duke kufizuar produktivitetin e bimëve që në fund të fundit redukton prodhimin e ushqimit. Shkalla e këtyre ndikimeve do të varet nga sa e madhe do të jetë rënia e temperaturave dhe sa të përhapura do të jenë ndryshimet e reshjeve, të cilat do të varen nga sa bloza do të arrijë në pjesën e sipërme të atmosferës.

Studiuesit, të udhëhequr nga asistent profesor i shkencave atmosferike-klimatike Lily Xia nga Universiteti Rutgers në Nju Xhersi, modeluan efektet e gjashtë skenarëve atmosferikë, pas një jave lufte të vogël ose të madhe bërthamore, në kulturat kryesore bujqësore (grurë, misër, oriz, sojë), në blegtori, peshkim dhe furnizime të tjera ushqimore.

Edhe nëse merren masa kompensuese, të tilla si reduktimi i mbetjeve të ushqimit të hedhur në plehra dhe ridrejtimi i produkteve të ndryshme bujqësore të prodhuara (p.sh. ushqimi i kafshëve për konsum njerëzor), shkencëtarët parashikojnë se prodhimi i disponueshëm i blegtorisë dhe peshkut nuk do të jetë në gjendje të kompensojë mungesat bujqësore në shumicën e vendeve. Çdo shpërthim bërthamor që prodhon më shumë se 5 trilion gram blozë parashikohet të çojë në mungesa masive ushqimore në pothuajse të gjitha vendet.

Rënia e prodhimit bujqësor pritet të jetë më e madhe në vendet me gjerësi të mesme dhe të lartë, duke përfshirë eksportuesit kryesorë bujqësorë si vetë SHBA-ja dhe Rusia. Bazuar në skenarin më të keq bërthamor, më shumë se 75% e planetit vlerësohet të vdesë nga uria brenda dy viteve të ardhshme pas luftës katastrofike. Shkatërrimi i shtresës së ozonit në stratosferë do të rezultojë në më shumë rrezatim diellor ultravjollcë që do të arrijë në sipërfaqen e Tokës, i cili do të ketë efekte – përtej atyre të drejtpërdrejta në shëndetin e njeriut – dhe efekte indirekte në ushqimin global.

Studiuesit theksojnë se këto vlerësime ogurzeza nga modelet e tyre nxjerrin në pah pasojat e mëdha të çdo konflikti bërthamor për shëndetin planetar dhe njerëzor, kështu që bashkëpunimi global është e vetmja mënyrë për të shmangur një event kaq të tmerrshëm.

“Të dhënat na tregojnë një gjë: Ne duhet të parandalojmë që një luftë bërthamore të ndodhë në një moment”, tha profesori i shkencës klimatike të Rutgers, Alan Robock. “Për sa kohë që ekzistojnë armët bërthamore, ato mund të përdoren dhe bota i është afruar luftës bërthamore disa herë. Ndalimi i armëve bërthamore është zgjidhja e vetme afatgjatë. Deri më sot, Traktati pesëvjeçar i Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimin i Armëve Bërthamore është ratifikuar nga 66 vende, por asnjë nga nëntë fuqitë bërthamore. Studimi ynë e bën të qartë se ka ardhur koha që këto nëntë shtete të dëgjojnë shkencën dhe pjesën tjetër të botës dhe të nënshkruajnë këtë marrëveshje”, shtoi ai.

Etiketa: newsbeatsstudiues

Lajme të lidhura

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Botë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
Para
Tiranë/ Shoferja hipi me makinë në trotuar, mes të plagosurve edhe një fëmijë

Tiranë/ Shoferja hipi me makinë në trotuar, mes të plagosurve edhe një fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com