Një djalë tre vjeçar është shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi u godit nga një plumb i shkrepur nga një roje sigurie në rrugë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Cortefranca në provincën e Brescias.
Fëmija ishte në dritaren e shtëpisë kur plumbi e goditi. Ende po hetohet për të kuptuar se përse ka qëlluar roja i sigurisë.
Burri aktualisht ndodhet në burg në dispozicion të karabinierëve që po hetojnë.
Discussion about this post