GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Administrata t’i shërbejë popullit”, Agim Nesho: Po merr çdo ditë e më shumë formën e patronazhistëve

13:40 - 16/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në veri në Kosovë, bashkëpunëtori i Metës: Rama fshihet si struci për të mos lënduar Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, i ka bërë thirrje administratës publike që të ruaj statusin e saj në shërbim të popullit dhe të vendit. Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Nesho thekson se çështja e pavarësisë dhe funksionimit të administratës publike është një nga kriteret kryesore të monitorimit nga Bashkimi Europian.

“Administrata Publike duhet të ruajë statusin e saj në shërbim të popullit dhe vendit. Çështja e pavarësisë dhe funksionimit të administratës publike është një nga kriteret kryesore të monitorimit nga Bashkimi Europian. Kjo administratë përbën një nga shtyllat e shtetit dhe nuk mund të keqtrajtohet, të zhballancohet nga militantët e pushtetit të radhës, të përdoret prej tij (pushtetit) për të justifikuar korrupsionin dhe keqqeverisjen. Në vendet europiane administrata publike është e pavarur dhe i shërben interesave të shtetit. Edhe në sistemin amerikan, ku balanca e pushteteve është perfekte dhe e kontrolluar, vetëm ministrat betohen dhe i shërbejnë Presidentit për të realizuar politikat për të cilat ai është votuar. Gjithë administrata e re, duke përfshirë edhe ata që vijnë nga forca politike që fiton zgjedhjet (administrata ndryshon 8-10 %) betohet në kushtetutë dhe në mbrojtje të interesave të popullit dhe shtetit” – shkruan Nasho.

Mes të tjerash Nesho pohon se administrata po merr gjithmonë e më shumë formën dhe ngjyrat e patronazhistëve që kontrollojnë zgjedhjet. Ai shprehet se segmente të kësaj administrate, nën presionin e heqjes nga vendi i punës, po përdoren për të justifikuar vjedhjen dhe shpërdorimin e pronës publike, përdorimin për të justifikuar tenderët dhe për të bërë gati letrat për mega aferat e shekullit.

“Në Shqipëri, si vend hibrid demokratik, administrata gjithmonë e më shumë po mbetet nën presionin e pushtetit. Numri i saj ndryshon jo nga nevojat që ka vendi, por rritet dhe zmadhohet për ti dhënë votën dhe mundësuar pushtetin. Sot administrata shqiptare nga 105,000 po ju afrohet shifrave të 200, 000 mijë. Ajo po merr gjithmonë e më shumë formën dhe ngjyrat e patronazhistëve që kontrollojnë zgjedhjet. Por ajo që është me e patolerueshme është se segmente të kësaj administrate, nën presionin e heqjes nga vendi i punës, po përdoren për të justifikuar vjedhjen dhe shpërdorimin e pronës publike, përdorimin për të justifikuar tenderët dhe për të bërë gati letrat për mega aferat e shekullit, si inceneratorët dhe Porti i Durrësit. Dje Kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Meta, bëri thirrje që të distancohen nga këto afera korruptive, të cilat shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë së vërtetë.
Partia e Lirisë ju bën thirrje punonjësve të ndershëm të administratës publike që të distancohen dhe të refuzojnë të bëhen pjesë e çdo skandali që ata i con të ballafaqohen me ligjin, ndërsa pushtetarët i pasuron pambarimisht. Ka ardhur koha që cdokush të ndalë veprimin korruptiv të kësaj klike qeverisëse” – shkruan Nasho në facebook.

Etiketa: administrataAgim Neshoformepatronazhistepopulli

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Para
Grida Duma publikon foton, ja me kë po i kalon pushimet

Grida Duma publikon foton, ja me kë po i kalon pushimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com