GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Cilësia e jetës në Tiranë është katastrofale, Rama-Veliaj përgjegjës të kësaj masakre

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Cilësia e jetës në Tiranë është katastrofale, Rama-Veliaj përgjegjës të kësaj masakre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike reagoi lidhur me rankimin e Tiranës nga  Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës, sipas të cilit kryeqytetit shqiptar  ka vijuar të përkeqësojë renditjen si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Evropë edhe gjatë këtij viti.

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, në një dalje për mediat nga selia blu tha se Tirana renditet e fundit në Evropë për koston e jetesës, transportin publik, sistemin shkollor dhe shëndetësor, mjedisin, ekonominë etj.

Duke e cilësuar një raport real dhe të pandikuar nga asnjë lobim, që tregon të vërtetën e dhimbshme për ata që jetojnë në Tiranë.

“Është një raport i cili tregon qartë se të banosh në Tiranë nuk do të thotë të jetosh, jo vetëm për hir të kostos shumë të lartë të jetesës, por për faktin se kemi një kryeqytet pa transport publik, pa parqe, pa hapësira sociale, me shumë trafik, ndotje dhe me plehra kudo”.  

Deklarata e plotë

Cilësia e jetës në Tiranë është katastrofale. Gjithmonë nëse me cilësi jete nuk kuptojmë kafet te blloku dhe fotot në “Instagram”.

Këtë vërteton me shifra dhe fakte klasifikimi mbarë botëror “Numbeo”, më i madhi i këtij lloji që merr në shqyrtim cilësinë e përgjithshme të jetës në 248 qytete.

Tirana renditet në vendin e 224-t. E fundit në Europë. Aspektet e marra në shqyrtim janë kosto e jetesës, transporti publik, sistemi shkollor dhe shëndetësor, mjedisi, ekonomia etj.

Jemi të 44-it në botë për shtrenjtësinë e apartamenteve, thuajse në të njëjtin nivel me Milanon dhe Londrën; në indeksin e kujdesit shëndetësor jemi në vendin e 246-ë, të 9-tët nga fundi në botë;  në indeksin e fuqisë blerëse jemi në vendin 231;  në indeksin e ndotjes jemi ne vendin 242, ndër më të ndoturit në botë.

Vetëm në indeksin e klimës  renditemi në vendin e 85-të, sepse për fat të mirë, klima nuk korruptohet dhe as shkatërrohet dot, pavarësisht se përpjekjet nuk kanë munguar!

Është një raport real, i pandikuar nga asnjë lobim, që tregon të vërtetën e dhimbshme për ata që jetojnë në Tiranë.

Është një raport i cili tregon qartë se të banosh në Tiranë nuk do të thotë të jetosh, jo vetëm për hir të kostos shumë të lartë të jetesës, por për faktin se kemi një kryeqytet pa transport publik, pa parqe, pa hapësira sociale, me shumë trafik, ndotje dhe me plehra kudo.

Kemi humbur trashëgiminë kulturore, duke e shkatërruar me bekimin e Edi Ramës si barbarë me lëkurë modernësh.

Kemi fituar vetëm kulla të larta betoni, që siç e cilësonte dje e mirënjohura “The Guardian”, simbolizojnë korrupsionin monumental dhe zhbërjen flagrante të konceptit të qytetit.

Dyshja Rama- Veliaj janë përgjegjësit e vetëm të kësaj masakre.

Ky projekt që ka filluar vite më parë po shpaloset me shpejtësi marramendëse.

Sa më shumë para’ të ketë nevojë të pastrohen, aq më shumë beton dhe kulla të larta, aq më pak histori dhe trashëgimi kulturore, aq më pak gjelbërim dhe hapësira normale jetese.

Ka vetëm një zgjidhje: largimi i dyshes famëkeqe sa më parë, sepse ashtu si edhe Shqipëria,Tirana është në rrezik të zhbërjes.

 

Etiketa: Edi RamaErion VeliajPD

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
Shkak lufta në Ukrainë, Finlanda redukton me 90% vizat turistike për rusët

Shkak lufta në Ukrainë, Finlanda redukton me 90% vizat turistike për rusët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com