GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Krime lufte në Kosovë/ Bëhet kallëzim penal ndaj nënkryetarit të parlamentit Serb

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Krime lufte në Kosovë/ Bëhet kallëzim penal ndaj nënkryetarit të parlamentit Serb
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqata “Krimet e Luftës në Gjakovë” dorëzoi të martën kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme në Prishtinë ndaj nënkryetarit të parlamentit të Serbisë, Bozhidar Deliç, ish komandant i Brigadës 549 të ushtrisë serbe.

Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1999, në territorin e përgjegjësisë së kësaj brigade, ku përfshihen komuna e Gjakovës, Suharekës por edhe komuna të tjera në Kosovë, janë vrarë rreth dy mijë civilë shqiptarë.

Gjokë Sokoli, familjar i viktimave të luftës, tha se dokumentet e dorëzuara sot në Prokurori janë dëshmi e krimeve të kryera nga bridaga e komanduar nga Bozhidar Deliç në Kosovë.

“Kemi dëshmi sepse njerëzit e kanë njohur këtë person edhe kur i ka ndarë njerëzit nga kolona, edhe kur ka marrë pjesë në masakrën e Mejës dhe Korenicës në qytetin e Gjakovës. Pra kemi të dhëna të mjaftueshme për këtë kriminel lufte dhe i kemi sjell të gjitha këtu në Prokurori. Me qindra janë dëshmitë, unë kam besim se ky person do të bjerë në dorë të Hagës”.

Ai tha se vendosja e Bozhidar Deliçit në postin e nënkryetarit të parlamentit serb, është barazim i viktimës me agresorin.

“Është turpi i botës kjo, të zgjidhet krimineli nënkryetar i parlamentit të Serbisë. Këtu duhet jo vetëm ne banorët e njerëzit që kemi viktima të luftës, por duhet edhe ministria e Drejtësisë të bëjë thirrje në mbarë botën, Evropë e Amerikë, që kryetari i Serbisë e ka marrë atë afër, kjo tregon që ai edhe vet i ka duart me gjak. Po barazohemi ne me atë që na i ka vra 15 mijë njerëz”.

Në vitin 2008 Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, kishte bërë një kallëzim penal ndaj tij dhe dhjetë pjesëtarëve të tjerë të kësaj brigade. Shumë vite më vonë Prokuroria kishte ngritur aktakuzë vetëm ndaj dy pjesëtarëve të kësaj brigade. Prej tyre njëri është dënuar por nuk e ka vuajtur ndonjëherë dënimin, ndërsa tjetri është shpallur i pafajshëm.

Udhëheqësja e shoqatës “Krimet e Luftës në Gjakovë”, Shkëndije Hoda, tha se në mesin e dokumenteve të dorëzuara sot është edhe një ditar i ish ushtarëve të kësaj brigade.

“Ky material që është shkruar nga vet oficerët e kësaj brigade tregon më shumë, Prokuroria ka punë tash sepse janë diku mbi 200 faqe në shkronja të alfabetit cirilik. Janë të gjithë emrat e tyre sepse në fund të raportit ditor ata kanë shkruar emrat e tyre dhe gradat që i kanë pasur”.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë e 620 personave të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve janë të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Etiketa: kallezim penalSerbi

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Nuk e dinit?  Ja pse nuk duhet ta lini kurrë makinën me timonin e prerë në parkim

Nuk e dinit? Ja pse nuk duhet ta lini kurrë makinën me timonin e prerë në parkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com