GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mimi Kodheli mban fjalimin e fundit në Kuvend: Nuk kam bërë mrekullira, por jam angazhuar maksimalisht

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mimi Kodheli mban fjalimin e fundit në Kuvend: Nuk kam bërë mrekullira, por jam angazhuar maksimalisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Mimi Kodheli ka folur në seancën e fundit të saj në Kuvendin e Shqipërisë. Kodheli ka dalë nga diskutimi i rendit të ditës duke thënë se qëllim i saj ka qenë i qartë si përfaqësuese e popullit dhe angazhimi maksimal.

Kodheli thotë se ajo nuk ka bërë mrekullira, madje edhe Kuvendi në 30 vite shumë gjëra nuk ka ditur ti bëjë mire, ose nuk i ka bërë fare.

Ajo shpreson të shihet sërish me deputetët ndërkohë falenderoi disa figura, mes të cilëve dhe Edi Ramën të cilit i shprehu mirënjohje, si bashkëpuntor, lider dhe mik, si dhe për mundësinë që i ka dhënë për të përfaqësuar atdheun.

“Do dal pak nga diskutimi. Të nderuar kolegë, kur e pyetën presidenten e parë të parlamentit Italisë, çdo të thotë të bësh politikë, ajo u përgjigj të dëgjosh arsyetimin e të tjerëve. Nuk e di sa e kemi bërë, por di që edhe nëse e kemi bërë, nuk e kemi bërë mjaftueshëm.

Nuk është e vetmja gjë që mund e duhet të bënim më mirë. Në këtë sallë është konsumuar retorikë politike totalisht e panevojshme ,fjalë fyese, janë thënë të paqena dhe janë bërë veprime që nuk i shkojnë për shtat as qytetarit më të thjeshtë, aq më pak një përfaqësuesi të tij. Kjo është bërë thuajse gjithmonë në emër të ppopullit. Por ndërkaq ka patur debate konstruktive, janë bërë ligje e reforma të vlefshme, janë pritur e përcjellë miq të Shqipërisë dhe shumë e shumë punë të mira.

Meqenëse kjo është fjala ime e fundit në këtë sallë si deputete, nuk dua të flas për atë që s’kemi ditur ta bëjmë, apo që nuk i kemi bërë fare. Është kohai  rregullon. Me gjithë të metat tona, ky institucion e kjo folotre mbeten më të rëndësishmet. Ndjej respect e përulje për kolegët që dhanë maksimumin e tyre për të përmbushur detyrën.

Më lejoni, pa rënë në patetizëm, të tejçoj disa falenderime, faleminderit Gramoz Ruçi për lidershipin në politik dhe leksionin së fundmi, faleminderit kolegë socialist të legjislaturave. Faleminderit kolege, gra, vajza e nëna të shoqërisë shqiptare.

Faleminderit kolegëve të tjerë të partive të tjera që kam bërë debate, kemi dialoguar. Faleminderit gjithë socialistëve e socialisteve nga Bjeshkët e Nemuna në Finiq. Faleminderit atyre qytetarëve, që më mbështetën, që me besimin tek unë kanë qarë e qeshur, janë lodhur e kanë bërë beteja, por dhe kanë festuar. Atyre të rinjve që kanë parë një model apo një shoqe, pavarësisht se në moshë isha sa nëna e tyre.

Ndjesë të madhe të gjithë atyre të njohurve e të panjohurve që nuk i jam përgjigjur siç do të doja. Unë nuk kam bërë mrekullira, por misioni im ka qenë i qartë dhe angazhimi maksimal.

Faleminderit Edi Rama për çfarë ke ditur të jesh, bashkëpuntor, mik dhe lider. Faleminderit për mundësinë për ti shërbyer atdheut, meqë jemi tek atdheu. Dy fjalë për të ardhmen. Duhet të kemi besim tek e ardhmja, të ardhmen që ia kemi borxh atdheut tonë të dashur e të patjetërsueshëm.

Një mik thotë se dashuria për atdheun s’ka arsye, është e ngjizur. Ju ftoj ta duam vendin, pa arsye dhe ta dëgjojmë arsyetimin e njëri-tjetrit. Shqipëria ndodhet në një prej momenteve të rëndësishëm, çdo punë e bërë pa egoizëm, i bën mirë vendit.

Shpresoj të shihemi së shpejt, duke bërë punë të mira dhe punë të mbarë sesionit të ri parlamentar”, – tha Kodheli.

Etiketa: fjalimMimi Kodheli

Lajme të lidhura

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive
KRYESORE

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin
Breaking Views

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Para
Tjetër aksident në Dibër, “Ford-i” kthehet përmbys

Tjetër aksident në Dibër, “Ford-i” kthehet përmbys

TË FUNDIT

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare
Aktualitet

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26

Një person është vënë në pranga në zonën e Lungomares në Vlorë, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur pa leje....

Lexo më shumë
Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com