GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Maqedonia e Veriut merr masa për kursimin e energjisë, ja penalizimet për krerët e institucioneve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia e Veriut merr masa për kursimin e energjisë, ja penalizimet për krerët e institucioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Maqedonisë së Veriut urdhëroi sot masa për kursimin e energjisë elektrike për t’u përballur më lehtë me dimrin që vjen.
Por, masat e kursimit detyrojnë në radhë të parë institucionet dhe agjencitë shtetërore, ndërsa atyre të pushtetit vendor dhe kompanive private u rekomandohet të kursejnë enrgjinë. Autoritetet synojnë uljen e konsumit të energjisë elektrike me 15 përqind në krahasim me muajt e njejtë të dimrit të kaluar.
Autoritetet qeveritare maqedonase synojnë të kursejnë energji elektrike në mënyrë që muajt e dimrit të kalohen më me lehtësi. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se dimri që vjen do të jetë ndër më të vështirët me të cilët është ballafaquar ndonjëherë vendi, teksa njoftoi vendimet që i mori të marten qeveria për të kursyer energjinë elektrike.

“Rekomandimet, udhëzimet dhe obligimet janë ndarë në disa kategori, para së gjithash duke u nisur nga fakti nëse bëhet fjalë për konsumin familjar, për kompani apo hapërira të objekteve publike në pronësi të pushtetit qendror, siç janë ministritë, agjencitë e ndryshme, organet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera”.
Ndërsa masat për institucionet qeveritare dhe publike janë të detyrueshme, atyre të pushtetit lokal, kompanive private dhe konsumatorëve familjarë u rekomandohet të ndjekin urdhërin që vlen për institucionet dhe agjencitë qeveritare.

“Qëllimi kryesor që duhet të arrihet është ulja e konsumit të energjisë elekrtike me 15% krahasuar me muajin e njejtë të një viti më parë. Nëse nuk arrihet ky qëllim do të pasojnë sanksione të ndryshmne për drejtuesit e institucioneve të përcaktuara në kuadër të vendimeve qeveritare”, tha ministri Bekteshi.
Masat do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori dhe do të zgjasin deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Masat parashikojnë, mes tjerash shkyçjen e dritave dekorative nga objektet dhe fasadat, mospërdorimin e dritave në hapësira ku ka dritë dielli, shkyçjen e kompjuterëve pas përfundimit të punës, përdorimin e arsyeshëm të kondicionerëve, varësisht temperaturave, etj.
Autoritetet në Shkup synojnë që të mos blejnë nga jashtë energji elektrike deri në fund të këtij viti dhe prodhimin vendas ta rrisin përmes kapacitetit të termocentraleve. Megjithatë, për këtë qëllim nevojiten sasi të konsiderueshme të qymyrit që do të importohej nga jashtë. /VOA

Lajme të lidhura

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve
Breaking Views

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
Para
Humbi mbështetjen pas marrëveshjes me Kishën Serbe, zbulohet nëse Abazoviç do japë dorëheqjen

Mocioni i mosbesimit/ Abazoviç: Janë të mirëpritur të gjithë ata që duan që vendi të ecë përpara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

13:26 - 09/11/26

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiore, bazuar në paraqitjet...

Lexo më shumë
SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

13:01 - 09/11/26
Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

12:42 - 09/11/26
Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com