GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debati në Kosovë, Artan Fuga në anën e Kurtit: Nderi e dinjiteti i femrës nuk është tek shamia

19:15 - 16/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati në Kosovë, Artan Fuga në anën e Kurtit: Nderi e dinjiteti i femrës nuk është tek shamia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Artan Fuga, ka folur këtë të martë në lidhje me me projektligjin e shumë diskutuar në Kosovë, për lejimin e mbajtjes së shamive në shkolla. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Fuga tha se kjo është një përpjekje për të respektuar në radhë të parë të drejtën e familjes për të marrë pjesë në edukimin e fëmijëve.

Fuga shtoi se shteti e shoqëria nuk mund të ndërhyjë aq sa të përjashtojë vullnetin e familjes për të dhënë edukatën dhe sjelljet fetare.
Veshjen Fuga e quajti një hapësirë intime, ndaj për të rinjtë e moshës mbi 16-vjeç ai tha se janë në një moshë ku mund të vendosin vetë se si duan të vishen.
Artan Fuga: Është një proces që ndodh kaq sa po ndodh tani dhe në këto përmasa që dëgjojmë se po strukturohet, është një përpjekje për të respektuar në radhë të parë të drejtën e familjes për të marrë pjesë në edukimin e fëmijëve.

Që nga lashtësia deri në një moshë të caktuar, edukimin e fëmijës e ka familja dhe shoqëria, por as familja nuk mund të pengojë shoqërinë të edukojë brezin e ri sepse është një e mirë publike, por as shteti e shoqëria nuk mund të ndërhyjë aq sa të përjashtojë vullnetin e familjes për të dhënë edukatën dhe sjelljet fetare.

Është një ekuilibër për të respektuar traditën e familjes. Nuk është një projektligj që të detyrojë nxënësen të mbajë shami, është të mos e pengojë nëse familja e lejon e dëshiron, ose vetë vajza e dëshiron, por pas moshës 16 vjeç.
Çdo të thotë 16 vjeç, që pas kësaj moshe nuk është më prioritar për individin shoqëria e familja, por vetë ai. Shteti thotë fëmija mund ta mbajë familje, por jo në shkollë para kësaj moshe, sepse ne kemi edhe pjesën tonë të influencë, ka 2 influenca që pastaj fëmija të vendosë vetë. Është respekt ndaj qenies njerëzore që rritet, respekt për familjen që të japë atë e mendon si të drejtës. por edhe respekt i edukatës shoqërore se qenja është barabartë si vajzat dhe djemtë që bëjnë c’të duan me veshjen e tyre, në atë që në botë quhet hapësirë intime, pra as private por intime një shkallë më lart.
Po përdoret politikisht dhe nga kush?

Nuk më intereson fare, mundet edhe të jetë e përdorur politikisht, dhe do më duket se bën pjesë në lojën politike dhe nuk ka asgjë të keqe që aktorët politikë brenda disa parimeve luaj në dhe tërheqin elektoratin. VV ose qeveria duke parë rezultate që nuk kanë qenë siç i prisnin në zgjedhjet e pushtetit lokal, duke toleruar këtë projektligj, ia bën pak me sy dhe përkëdhel sedrën e disa segmenteve të shoqërisë që vlerat e islamit i kanë shumë të ndjeshme dhe kërkojnë të respektohen edhe në shkollë. Mosha e votimit deri në 16 mund ti shërbejë VV se dihet që kjo forcë ka mbështetjen e të rinjve. Ky është një diskutim tjetër.
Ç’do të përfitonte Serbia nëse bëhet ligj?

Asgjë. Kot i ka hyrë klasa politike kosovare këtij projektligji, e ka Kushtetuta që Kosova është një shtet laik jo ateist. Respekton lirinë e individit dhe lirinë e të vajzave 16017 vjeçare të bëjnë si të duan. Respekton traditat fetare të të gjitha feve, të lutesh, të bësh ritualin, por të mbash edhe shenja të jashtme dalluese, si kryqi për të krishterët.
Serbia s’ka ç’fiton është në kushtetutë liria për të mbajtur shenjat dalluese. Nëse në moshën 16 vjeç vajza pastaj mund të mbajë shaminë, shkolla duhet ti ketë mësuar disa vlera. Supozojmë se nuk i pranon këto vajza në shkollë, çdo bëhet me to, çedukim do të kenë ata. Si mund tu themi ikni sepse nuk jeni për ne?
Nuk është kjo zgjidhja. Mendoj që shkolla publike laike nuk predikon që nderi e dinjiteti i femrës është tek shamia, shkolla laike është moderne dhe bazohen në faktin që shkolla e mashkulli nuk e ruajnë nderin e besimin tek shenjat e jashtme. Problemi është që Kushtetuta ka disa parime që edhe pse jemi apo jo ne dakord, unë nuk jam dakord që të edukojmë vajza që mbajnë shami, por kam punuar me studente të tilla dhe i kam pranuar. Mund të mbash shenja dhe nuk i ke vlerat, dhe mund të mos i mbash e ti kesh. Serbia nuk fiton gjë, vetëm nëse bëhet ndonjë katrahurë.

 

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Para
“Serbia nxiti grupet kriminale në veri”, zëdhënësi i Kurtit zbulon detaje nga takimi me Vuçiç

“Serbia nxiti grupet kriminale në veri”, zëdhënësi i Kurtit zbulon detaje nga takimi me Vuçiç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pati një telefonatë "shumë konstruktive" me të dërguarin e paqes të Donald...

Lexo më shumë
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com