Çifti më i dashur i “BBVIP”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi moderatorja ironizoi mediat që raportuan se ishte në një pritje të ëmbël ajo e konfirmoi për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.
Dyshja kanë folur së fundmi në një intervistë ekskluzive për “Pushime On Top” se si e kanë pritur lajmin e shtatëzanisë dhe reagimi i prindërve të çiftit kur morën vesh se do të bëhen gjyshër.
Dagz ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ja thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë të ndodhte kaq shpejt.
“Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë”– u shpreh Dagz.
“Për momentin duke qenë se Dagzi është gjatë gjithë kohës në lëvizje në udhëtime pune, unë kam jetuar në Tiranë ndërsa Dagzi vjen shumë shpesh, unë kam shkuar më radhë në Kosovë”- shtoi Einxhel.
“Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vaja që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më I vështirë që mund tja thoja”– përfundoi ajo.
Përsa i përket gjinisë së fëmijës, Einxhel tha se kanë dëshirë që se gjininë e fëmijës ta zbulojnë një një festë me të afërmit e tyre. “Gjininë nuk e dimë, do e ndajmë me gjithë njerëzit e afërt, të bëjmë një festë. Për pushmet po presim sa tëlirohet Dagzi nga puna, i kemi bërë disa pushime por do të ketë sërish”.
Përsa i përket çiftit ata treguan se e morën me sportivitet situatën dhe nuk janë shqetësuar aspak madje bënin shaka me njëri-tjetrin. Einxhel tregoi se fansat duket se ia kanë manifestuar këtë gjë pasi të gjithë i shkruanin që të bënin një fëmijë dhe kjo gjë dukej e pamundur për dyshen.
Ata treguan se edhe brenda shtëpisë së BBV e kishin diskutuar një gjë të tillë dhe Dagz i kishte thënë Einxhelit se do të bënte një tatuazh për të kur ta bënte baba.
“Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi por le të mbetet private kjo gjë. Gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz. I kam thënë që dyshoj që “jemi” shtatzanë”– tha moderatorja.
“Si ndjenjë është shumë e veçantë, unë prapë nuk e kisha shumë të besueshme derisa e dëgjova rrahjen e zemrës”- tregoi artisti.
“Është shumë interesante se ne jemi të dy njerëz sportivë I marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit I thashë më duket se po të bëj hallë. Por testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë.
Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që në BBV do të bëj një tatuazh kur të më bësh baba”– u shpreh Einxhel.
Discussion about this post