GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për pullat fiskale

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për pullat fiskale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elvin Meka

Çmimet e pullave fiskale deri në dhjetë herë më shtrenjtë se vendet e rajonit dhe BE-së, që çon në kosto shtesë dhjetëra miliona euro për biznesin dhe konsumatorin. Shqipëria ngarkon me kosto pulle fiskale edhe produkte si birra, që në Europë nuk trajtohen si të tilla. Në një studim të kryer nga dekani i Fakultetit të Ekonomisë në UET, Elvin Meka, rekomandohet që qeveria të rishikojë urgjentisht çmimet, duke i bërë të krahasueshme me vendet e unionit dhe t’i japë fund praktikës së paprecedent.

Biznesi shqiptar ka përballuar një kosto shtesë prej rreth 60 milionë eurosh, për shkak të koncesionit të kushtueshëm për pullat fiskale. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga profesor Elvin Meka, dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Europian të Tiranës. Sipas studimit në fjalë, Shqipëria ofron koncesionin më të shtrenjtë për pullat fiskale, madje ngarkon me kosto pulle fiskale edhe produkte që normalisht nuk trajtohen si të tilla në gjithë vendet e BE-së dhe rajonit, siç është rasti i birrës, duke ngarkuar me kosto të tepërta dhe të panevojshme konsumatorin dhe prodhuesit shqiptar, që çon për pasojë edhe rëndimin pa arsye të buxheteve familjare.

Koncesioni i pullave fiskale për produktet e akcizës dhe ato farmaceutike bën pjesë në listën e gjatë të shumë PPP-ve dhe koncesioneve të tjera të dhëna dhe të miratuara nga qeveritë shqiptare ndër vite, qëllimi i të cilave është çlirimi i qeverisë dhe i enteve shtetërore nga ofrimi i shërbimeve dhe investimeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Përtej të qenit një praktikë normale në shumë vende të Europës dhe rajonit ky koncesion, i aprovuar që në vitin 2011, është thuajse unik dhe i pazakontë, në terma të çmimit të printimit dhe shitjes së pullave fiskale nga ana e shoqërisë koncesionare SICPA, ku çmimet shkojnë nga 7 deri në 10 herë më shtrenjtë sesa ato të aplikuara në vende të tjera europiane e të rajonit, madje edhe nga e njëjta shoqëri koncesionare.

Nga qeveria shqiptare, por dhe nga vetë koncesionari, nuk është dhënë asnjëherë sqarim dhe argumentim shpjegues mbi një nivel kaq të lartë çmimi për printimin e pullave fiskale në Shqipëri. Argumenti i mungesës së ekonomisë së shkallës dhe tregut të vogël konsumator të Republikës së Shqipërisë është krejt i pavend, vëren studimi, duke e krahasuar me tregje të tjera në rajon si Kosova, Mali i Zi, Gjeorgjia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, ku çmimi i aplikuar për pullat fiskale është gati 4 deri në 5 herë më i ulët se në Shqipëri.

“Pavarësisht kësaj, ky koncesion aplikon për prodhimin dhe printimin e pullës fiskale të birrës, vendase dhe të importuar, një teknologji primitive, që jo vetëm nuk justifikon çmimin e pullës, po rëndon në mënyrë të pakuptimtë koston e prodhuesve dhe importuesve, si dhe konsumatorin final në tregun vendas”, thuhet më tej në studimin që analizon sa koston e lartë, aq edhe logjikën e munguar ekonomike në rastin e koncesionit të pullave fiskale.

Sipas marrëveshjes së koncesionit në fjalë, shoqëria koncesionare do të paguajë në favor të qeverisë shqiptare një tarifë koncesioni prej dy për qind të të ardhurave neto nga shitja e pullave fiskale, për të drejtat dhe privilegjet e akorduara në këtë marrëveshje. Teknikisht, të ardhurat e qeverisë shqiptare nga dhënia e këtij koncesioni janë krejt të papërfillshme, duke llogaritur dhe faktin që për 5 vite koncesionari nuk ka rezultuar me fitim, pra, nuk ka paguar as tatimfitim. Vetëm pas vitit 2016 ai fillon dhe gjeneron fitim. Qeveria shqiptare është përfituese tejet modeste e të ardhurave nga ky koncesion, duke e bërë të paarsyeshëm vijimin e tij, të paktën në regjimin aktual të vendosjes së vlerës dhe çmimit të pullave fiskale.

Ky koncesion mbetet i paprecedent, pasi ngarkon me pullë fiskale edhe birrën, një praktikë kjo e pazbatuar në Europë, duke rënduar pa logjikë ekonomike gjithë operatorët që prodhojnë dhe tregtojnë birrën, si dhe konsumatorin final në tregun vendas.

Ne Shqipëri mungojnë evidenca, fakte dhe analiza të thelluara, që dëshmojnë për rezultate të prekshme, lidhur me luftën ndaj evazionit fiskal në tregtimin dhe prodhimin e mallrave që ngarkohen me pullë fiskale, një nga qëllimet primare të këtij koncesioni. Në këto kushte, prania e një koncesioni të tillë krijon pak vlerë të shtuar për ekonominë kombëtare, konsumatorin shqiptar dhe vetë qeverinë shqiptare. Shoqëria koncesionare përdor një metodë të prapambetur printimi të pullave fiskale për birrën, duke rritur kështu kostot dhe shpenzimet e prodhimit dhe importit, e duke rënduar më tej konsumatorin final.

Duke pasur parasysh faktin e mungesës së një analize të thellë të përfitimeve dhe sukseseve nga lufta ndaj evazionit fiskal nga tregtia me mallrat e akcizës e për më tepër, nga mungesa e një analize të qartë krahasuese midis përparësive dhe përmirësimeve thelbësore që një koncesion i tillë i solli ekonomisë kombëtare, financave publike dhe konsumatorit e prodhuesit shqiptar, por dhe nëpërmjet analizës që i është bërë treguesve ekonomiko-financiarë dhe kostove të prodhuesve dhe konsumatorit shqiptar, studimi sugjeron arrin që ky koncesion, të rishikohet thellësisht, duke u ofruar ndoshta përkohësisht nga qeveria e më pas të negociohet me terma e çmime më të favorshme sesa ato aktuale dhe të krahasueshme me vendet e tjera të rajonit dhe Europës.

Gjithashtu, qeveria duhet të jetë e vëmendshme ndaj shqetësimeve të biznesit prodhues dhe importues të birrës dhe kostove të pajustifikueshme mbi konsumatorin final. Për më tepër, ajo duhet të qartësojë dhe saktësojë nga pikëpamja juridike pasojat e mundshme, apo “të çarat” e kontratës koncesionare me shoqërinë SICPA, lidhur me procedimin e saj në arbitrazhin ndërkombëtar. Studimi rekomandon që, pas mbylljes së afatit ligjor të kontratës koncesionare, qeveria shqiptare mund të konsiderojë ofrimin e përkohshëm të shërbimit të prodhimit të pullave fiskale nga vetë ajo, deri në një moment të dytë që mund të gjykohet i përshtatshëm, për të stabilizuar fillimisht anomalinë aktuale e më pas të synojë nënshkrimin e një kontrate të re koncesionare me terma shumë më të drejtë dhe normalë sesa ata aktualë. Por përtej rekomandimeve për qeverinë, ajo që shihet si emergjente në këtë studim të kryer është rishikimi i kostove të pullave fiskale, në mënyrë që të përafrohen me ato të vendeve të rajonit dhe vendeve të BE-së, duke ulur barrën e kostos së tyre në çmimin final të paguar nga konsumatori dhe biznesi i angazhuar në këtë fushë prodhimi dhe tregtimi.

 

 

Etiketa: . fiskalekryesore2pullaShqiperiam koncesion

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
E rëndë/ Vrau dhe dogji të pastrehun në Greqi, arrestohet i riu shqiptar

Rrahu nënë e bijë në Greqi, arrestohet emigranti shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar
Aktualitet

Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar

16:19 - 31/05/26

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Qafa e Buallit-Klos, në zonën e quajtur Plani i...

Lexo më shumë
Aksident në rrugën Korçë-Bilisht/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në rrugën Korçë-Bilisht/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

15:47 - 31/05/26
“Nesër live”, Rama paralajmëron: Do them të vërtetat për “Zvërnecin”!

“Nesër live”, Rama paralajmëron: Do them të vërtetat për “Zvërnecin”!

14:31 - 31/05/26
“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë

12:28 - 31/05/26
Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

11:40 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet Giriş