GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj nuk di të ndalet, jep tenderin 150 mln lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj nuk di të ndalet, jep tenderin 150 mln lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tender tepër i dyshimtë rezulton të jetë realizuar nga Bashkia Tiranë. Si duket, duke parë që askush nga SPAK nuk po i thotë asgjë për qindra tendera të dyshimtë që ka bërë, Veliaj “e ka liruar dorën” dhe ka filluar të organizojë tendera akoma më të dyshimtë se të parët.

Institucioni i drejtuar prej tij paska nevojë për një përditësim sistemi telefonik. Duket se Bashkia Tiranë ka ndërmend të ndërtojë një sistem të vetin telefonik për të komunikuar me stafin, duke harxhuar mbi 150 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve të Tiranës. Ky sistem përveç telefonatave, duhet të ofrojë edhe komunikim video dhe takime online të tipit video konferenca etj.

Por duket utopike në fakt arsyeja e nevojës së një sistemi të tillë, kur tashmë në treg ka shumë kompani telefonike që mund ta ofrojnë këtë shërbim dhe me një kosto shumë herë më të lirë. Jo vetëm kaq, por online ka edhe platforma tepër ekonomike të cilat mund të përdoren fare mirë për të realizuar telefonata në grup, thirrje me video etj me një kosto tepër të ulët, madje e dhe falas nëse përdor aplikacione të caktuara.

Le të shohim të dhënat e tenderit. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-35653-07-06-2022 dhe me objekt ”Përditësimi i Sistemit Telefonik dhe Modernizimi i Shërbimeve të Komunikimit të Bashkisë Tiranë”, me fond limit 160 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga 3 firma pjesëmarrëse, fituese nuk është shpallur firma me ofertën më të ulët, por firma ”COMMUNICATION PROGRESS” e Getian Likaj me vlerë rreth 153 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë ndërkohë është sa 96.15% e fondit limit.

Por çfarë do të realizohet me 153 milionë? Sipas Veliajt duhet përmirësuar sistemi telefonik dhe duhen blerë 115 aparate telefonikë për një periudhë 2 vjeçare. Me një llogari të thjeshtë, duke supozuar se janë 115 punonjës që duhet të komunikojnë, dhe duke ditur që një paketë e mirë mujore në një nga operatorët telefonikë kushton rreth 1500 lekë, për 2 vjet kosto nuk shkon më shumë se 41 milionë lekë të vjetra. Kjo pa përfshirë kostot e aparateve telefonike, të cilat nuk kanë përse të blihen pasi sot nuk ka shqiptar që nuk ka një telefon. Në këtë mënyrë mbeten 110 milionë lekë të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar? Ndoshta SPAK ka ndonjë përgjigje?/JOQ/

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
“Qeveria turp i Shqipërisë!”, Salianji pas artikullit të “The Sun”: Pse nuk reagon për trafikun e njerëzve me gomone

“Të rinjtë s’kanë mundësi të punësohen”, Salianji: Administrata e mbushur me trafikantë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Aktualitet

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26

Tre varka me vela janë nisur mbrëmjen e djeshme nga Brindisi drejt Shqipërisë, në kuadër të një nisme solidariteti me...

Lexo më shumë
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com