GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tregu valutor, blerjet e KESH forcojnë Euron

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tregu valutor, blerjet e KESH forcojnë Euron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rënia e Euros në kursin e këmbimit valutor me lekun tashmë duket se e ka kaluar pikën më të ulët dhe monedha europiane po fiton sërish terren. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 117.18 Lekë, në rritje me 0.12 pikë krahasuar me ditën e martë. Kjo vlerë është 0.58 pikë më e lartë se vlera minimale historike e kursit Euro-Lek, që u shënua më datë 27 korrik të këtij viti.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen për “Monitor” se arsyeja kryesore që e ka frenuar rënien e euros, sidomos në muajt e fundit, kanë qenë blerjet e valutës nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), për nevoja të importit të energjisë elektrike. Ata shprehen se KESH në ditët e fundit e fundit ka kryer blerje të mëdha valute, që kanë ndikuar në rritjen e kursit të Euros, edhe në kulmin e sezonit turistik. Në mungesë të blerjeve të KESH, agjentët shprehen se me sigurimi kursi i këmbimit të Euros do të kishte shënuar rekorde të reja në rënie.

Vlerat e këmbimeve të KESH në tregun valutor janë konfidenciale, megjithatë mbështetur në të dhënat jozyrtare, vlerësohet se vetëm për muajin korrik janë kontraktuar rreth 50 milionë Euro energji nga importi, ndërsa në javën e parë të gushtit blerjet kanë arritur në 22 milionë Euro. Një sasi e tillë valute e blerë është e konsiderueshme për përmasat e tregut valutor shqiptar dhe kursi nuk ka pësuar luhatje të mëdha pikërisht për shkak të prurjeve sezonale. Në muajin mars, kur KESH realizoi blerje të përqendruara në vlerën e 130 milionë Eurove, kjo solli një efekt paniku në tregun valutor, që u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë.

Sipas burimeve nga tregu, KESH kryen blerje valute me operacione direkte me një numër të kufizuar të bankave tregtare. Në rast se blerjet do të bëheshin me procedura konkurruese, ndoshta efekti mund të ishte më i kufizuar.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh edhe situatën e zymtë në tregun energjetik, të lidhur me nevojat e larta për importe dhe rritjen e fortë të çmimeve, ekspertët besojnë se rritja e kursit të këmbimit të Euros ndaj Lekut do të vazhdojë gradualisht në pjesën e mbetur të muajit Gusht dhe në muajin shtator.

Të dhënat e deritanishme treguan se ky sezon solli numrin më të lartë historik të turistëve të huaj në Shqipëri, megjithë rritjen e çmimeve. Prurjet e larta të Euros nga sezoni turistik u reflektuan një rënie të kursit të këmbimit të Euros në vlerat më të ulëta të regjistruara ndonjëherë. Ndërkohë, agjentët e këmbimit shprehen se prurjet informale vazhdojnë të kenë një ndikim të konsiderueshëm në ecurinë e kursit të këmbimit. Përveçse në Euro, prurjet janë shumë të larta edhe në paundë britanikë. Edhe prurjet e paundit përgjithësisht ndikojnë në drejtim të zhvlerësimit të Euros, sepse bankat i mbajnë pozicionet valutore kryesisht në monedhën europiane./Monitor

Etiketa: ekonomitregu valutor

Lajme të lidhura

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet
Aktualitet

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

10:41 - 04/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim
Aktualitet

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Para
Hiqni dorë, këto gjëra po dëmtojnë fytyrën tuaj

Hiqni dorë, këto gjëra po dëmtojnë fytyrën tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun
Aktualitet

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar një...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

22:03 - 04/10/26
Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

21:50 - 04/10/26
Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com