GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ende larg “ëndrrës” amerikane, afganët të harruar në Shqipëri, borxhi marramendës ndaj resortit që i strehoi

18:50 - 18/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ende larg “ëndrrës” amerikane, afganët të harruar në Shqipëri, borxhi marramendës ndaj resortit që i strehoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mohamed dhe Arash janë të parët që kanë mbërritur nga Afganistani në Shqipëri dhe janë vendosur në Shëngjin. Prej më shumë se 10 muajsh po mundohen të përshtaten me jetën në Shqipëri, ndonëse u është premtuar se nuk do të qëndrojnë gjatë. Mohamed është personazh i famshëm i komedisë në Afganistan.

“Unë jam Mohamed dhe jam një komedian nga Afganistani. Kam punuar në disa emisione në televizionin kombëtar të Afganistanit . Kur talebanët sulmuan Afganistanin në gusht, ne po filmonin disa shfaqje dhe shumë nga kolegët e mi ishin të dëshpëruar, sepse u përhap lajmi që talebanët po sulmonin. Në ditët në vijim ata vranë gazetarë dhe komedianë. Situata ishte e frikshme dhe unë munda të largohesha vetëm 2 muaj më vonë. Tani jam i sigurt në Shqipëri”, thotë Mohamed.

Nga Shëngjini përmes një kanali në youtube, po mundohet të fitojë mjaftueshëm për të mbajtur familjen.

“Jam këtu me familjen time dhe po presim të largohemi nga Shqipëria. Tani po punoj në youtube dhe po u tregoj njerëzve atje çfarë bëj këtu. Jetën time të përditshme. Në fakt, unë jam i mërzitur dhe është e vështirë ti bëj të tjerët të qeshin kur nuk je në formë por po provoj më të mirën”, shprehet ai.

Arash prej 15 vitesh punon si reporter në Afganistan. Situata atje nuk është aspak e mirë, ndërsa këtu ndihen të sigurt. Një pjesë e familjes së tij ndodhet në Afganistan.

“Kemi ardhur këtu nga Afganistani pasi atje nisën trazirat. Këtu jemi të sigurt, por sërish një pjesë e familjes sime është atje dhe kam frikë për ta. Flasim shpesh me ta në kamera, por në disa raste qeveria ndërpret internetin atje dhe e kemi të pamundur të komunikojmë. Po mundohem të përshtatem këtu dhe po punoj për të bërë disa reportazhe nga Shqipëria, për të fituar disa para. Vendi këtu më pëlqen, por kemi vështirësi të përshtatemi me ushqimin”, tregon Arash.

Pavarësisht sigurisë këtu, Arash jeton me ëndrrën amerikane.

“Nuk di dhe sa kohë do të qëndrojmë këtu. Ëndrra ime është Amerika, pasi është toka e mrekullive. Siç e thashë dhe më parë, kam 5 fëmijë dhe duhet t’i shkolloj dhe edukoj. Ëndrra ime është Amerika”, thotë ai.

Që prej ardhjes së afganëve në Shqipëri, rreth 1800 prej tyre u strehuan në Shëngjin ndërsa aktualisht kamë ngelur vetëm 800 të tillë. Pjesa më e madhe janë larguar për në Amerikë, si dhe një pjesë tjetër në Kanada.

Euronews Albania mësoi se të gjitha shpenzimet e tyre po mbulohen nga 7 kompani nga Amerika të cilët po kryejnë dhe procedurat për transferimin e tyre në vendet e tjera. Deri tani nuk ka asnjë datë konkrete kur mund të bëhet i mundur largimi i plotë i tyre. Shteti shqiptar në partneritet me atë amerikan ka garantuar sigurinë e tyre 24 orë, ndërsa këtyre shtetasve u mundësohet kujdesi shëndetësor falas.

Rreth 2 muaj më parë 350 afganë përfunduan në mes të rrugës pasi kompania “Federal Practice Group” ndërpreu pagesat për strehimin e tyre. Ndonëse afganët u kaluan në banesa të tjera private, shuma prej 2 milionë eurosh ende nuk është paguar ndaj resortit në Shëngjin./ Marrë nga Euronews

 

Lajme të lidhura

Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova
Aktualitet

Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova

13:30 - 08/02/26
Pas 20 vitesh në arrati, shqiptari i kërkuar për trafik droge kapet në Spanjë
Aktualitet

Pas 20 vitesh në arrati, shqiptari i kërkuar për trafik droge kapet në Spanjë

13:30 - 08/02/26
Klandestinë në Tiranë/ Dy të rinj u merrnin 2,700 euro secilit emigrant të paligjshëm
Aktualitet

Klandestinë në Tiranë/ Dy të rinj u merrnin 2,700 euro secilit emigrant të paligjshëm

12:07 - 08/02/26
Para
Trishtimi zgjat më shumë se lumturia, ja cila është arsyeja

Trishtimi zgjat më shumë se lumturia, ja cila është arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!
Breaking Views

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

13:44 - 08/02/26

“Ditën e martë, secili prej jush proteston, shpreh revoltën në kryengritjen paqësore të opozitës, jo vetëm për vete, por për...

Lexo më shumë
Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova

Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova

13:30 - 08/02/26
Pas 20 vitesh në arrati, shqiptari i kërkuar për trafik droge kapet në Spanjë

Pas 20 vitesh në arrati, shqiptari i kërkuar për trafik droge kapet në Spanjë

13:30 - 08/02/26
Lazarat/ Fshati humbet shkollën, dështon ideja për ta kthyer në qendër të bimëve medicinale

Lazarat/ Fshati humbet shkollën, dështon ideja për ta kthyer në qendër të bimëve medicinale

13:01 - 08/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

12:50 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com