GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Stuhitë godasin Europën/ 13 viktima, mes tyre dhe fëmijë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Stuhitë godasin Europën/ 13 viktima, mes tyre dhe fëmijë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas valëve të të nxehtit Europa është goditur nga moti i keq, i cili ka shkaktuar edhe 13 viktima mes tyre edhe fëmijë. Si pasojë e stuhive të shiut dhe atyre të erës kanë humbur jetën dy fëmijë 5 dhe 8 vjeç në Austri, si dhe kanë mbetur dhe 10 të plagosur, të cilët ndodheshin pranë një liqeni të vogël në Carinthia, kur disa pemë u shkulën nga era e fortë.

Në zona të tjera të kësaj krahine që kufizohet me Italinë dhe Slloveninë, era hoqi çatitë e shtëpive. Kancelari austriak Karl Neuhammer konfirmoi vdekjen e dy fëmijëve në Twitter, duke shtuar se shumë njerëz u plagosën rëndë. Austria po vuan aktualisht nga një valë të nxehti dhe autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ndodhin stuhi. Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike rritin frekuencën dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit.

Ndërkohë në Korsikë për shkak të motit të keq kanë humbur jetën 5 mersona, mes tyre dhe një vaqjzë 13-vjeçare. Pesë persona, përfshirë një vajzë dhe një grua të moshuar, u vranë pasi erërat e forta goditën Korsikën të enjten, duke lënë 45,000 familje pa energji elektrike, thanë autoritetet.

Një peshkatar 62-vjeçar dhe një grua që lundronin me kajake humbën jetën në det. Janë mbi 20 të plagosur dhe tre prej tyre janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën. Mes të plagosurve është edhe një turist italian 23-vjeçar.

Në Korsikë, një destinacion popullor turistik, një vajzë 13-vjeçare u vra kur një pemë ra në një kamping ku po qëndronte. Në Francën kontinentale, rrjeti i shpërndarjes Enedis tha se rreth 1,000 familje mbetën pa energji pasi një stuhi goditi departamentet jugore të Loire dhe Ain. 35,000 familje dhe biznese mbeten pa energji elektrike në ishull , siç raporton një përfaqësues i kompanisë EDF.

Pasditen e djeshme të së mërkurës në Marsejë, rrugët u përmbytën dhe lumenj uji rrodhën poshtë shkallëve që të çojnë në portin e qytetit, sipas videove të postuara në rrjetet sociale. Vala e motit të keq që ka prekur Italinë veriore dhe qendrore ka shkaktuar dy vdekje në rajonin e Toskanës, si dhe dëme të rënda materiale. Një grua dhe një burrë u shtypën nga trungjet e pemëve gjatë reshjeve në zonat më të gjera të poleve Luça dhe Carrara.

Në Louka tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë e çatisë së një shtëpie private është shkëputur dhe ka rënë në trotuar nga era e fortë. Në të gjithë rajonin e Toskanës ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa në rajonin e Ligurias, me kryeqytet Genova, shpejtësia e erës i ka kaluar 140 kilometra në orë. Së fundi, në qytetin e Lunit, midis Liguria dhe Toscana, një tornado shkaktoi dëmtime në çatitë e shtëpive, rënie të pemëve dhe një errësirë ​​të përgjithshme në të gjithë zonën.

Etiketa: BoteStuhi

Lajme të lidhura

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve
Botë

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve

15:31 - 04/06/26
Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë
Botë

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë

15:11 - 04/06/26
Djali i Joe Biden: Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat
Aktualitet

Djali i Joe Biden: Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat

09:28 - 04/06/26
Para
Spektakël në Shkup, Ballkani fiton me përmbysje dhe prek kalimin në grupe

Spektakël në Shkup, Ballkani fiton me përmbysje dhe prek kalimin në grupe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026

07:30 - 05/06/26

Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026

07:27 - 05/06/26
Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

23:37 - 04/06/26
Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

23:00 - 04/06/26
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

21:28 - 04/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom