GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Takimi Kurti-Vuçiç, Berisha: NATO i dha mesazh të fortë Ramës dhe Presidentit serb

12:31 - 19/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi Kurti-Vuçiç, Berisha: NATO i dha mesazh të fortë Ramës dhe Presidentit serb
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë konferencës për gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin në Bruksel të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Berisha u ndal tek deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili takoi dy liderët e Ballkanit. Ai tha se NATO dha një mesazh të fortë për kryeministrin Rama dhe Presidentin Vuçiç të cilët po punojnë për projektin e Putinit që kërkon të hapë një konflikt në Ballkan.

“Takimi në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti vendosmërinë e NATO-s për të garantuar stabilitetin e Kosovës. Kjo është stabilitet për rajonin dhe më gjerë. Këtu morën një mesazh të fortë dhe të qartë të gjithë ata të cilët punojnë për projektin e Putinit në Ballkan, Aleksandër Vuçiç dhe sivëllau i tij, Edi Rama. Po kështu, sekretari i përgjithshëm i kërkoi palëve që kundërshtitë t’i zgjidhin me dialog, dhe mbështesim këtë qëndrim të Stoltenberg. Një qëndrim që kontribuon në mënyrë cilësore në stabilitetin në rajon. Të nesërmen e takimit me Stoltenberg, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime me përfaqësuesit e lartë të BE-së, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak. Në takim, mund të themi se edhe ky ndonëse nuk pati rezultate konkrete për çështjet, ishte pozitiv sepse të dy palët ranë dakord që mos të bëjnë shumë diplomacinë e altoparlantit por të vazhdojnë negociatat dhe bisedimet. Urojmë që të dominojë arsyeja, Beogradi të heqë dorë nga projekti i Putinit për të hapur një konflikt të ri në Ballkan. Të gjitha çfarë kam lexuar, deklarata të paanshme, flasin se çështja e targave dhe e letërnjoftimeve siç e kërkon qeveria e Kosovës, është e parashikuar në marrëveshjet e mëparshme të arritura mes dy palëve në Bruksel. Qeveria kosovare insiston në kryerjen e marrëveshjeve. Dialogu mes palëve është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës” – tha Berisha.

Etiketa: Albin KurtiAleksander VucicEdi RamaMesazhNATOSerbtakimi

Lajme të lidhura

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Para
Loredana i jep “shuplakë” vetes (Foto)

Loredana i jep “shuplakë” vetes (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com