GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë kritikon Qeverinë për “Pasaportat e Arta”

14:18 - 19/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë kritikon Qeverinë për “Pasaportat e Arta”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka kritikuar qeverinë për nismën e paralajmëruar të ‘pasaportave të arta’ për investitorët e huaj. Jaço ka shpërndarë një reagim të Bashkimit Europian ne të cilën kritikohet ky propozim i Qeverisë Rama, ndërkohë që thekson se prioritet duhet të jetë hapja e negociatave dhe plotësimi I kritereve të vendosura nga BE. Sipas kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Qeveria duhet të ndjekë përshpejtimin e kursit të anëtarësimit dhe jo devijimin nga legjislacioni i BE.

“Prioriteti i Shqipërisë – pas hapjes së negociatave – duhet të jetë përshpejtimi i kursit të anëtarësimit. Potenciali për t’u përshtatur me tregun ekonomik europian përfaqëson përfitime madhore për Shqipërinë. Dhe mënyra më e mirë për të nisur procesin e plotësimit të kritereve është përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë të BE – dhe jo devijimi prej tij” – thekson Enio Jaço.

Qëndrimi i BE për nismën e Qeverisë Rama

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë paralajmëroi qeverinë shqiptare se projekti i saj për ngritjen e një skeme të shtetësisë për investitorë të huaj dhe të pasur përbën rrezik për vendin si dhe mund të ndikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen.

Në përgjigje të pyetjeve të BIRN, delegacioni i BE-së theksoi gjithashtu se ky qëndrim u ishte bërë i qartë autoriteteve shqiptare përmes disa raporteve të Komisionit Europian, raportit të tretë dhe të katërt për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave si dhe në disa takime të zhvilluara me zyrtarë të BE-së gjatë viteve të fundit.

“Komisioni ka ndërmarrë masa të forta kundër skemave të shtetësisë për investitorët brenda dhe jashtë BE-së. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjet e BE-së, pasi ato shkelin parimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe konceptin e shtetësisë së BE-së,” tha delegacioni për BIRN.

Delegacioni i BE-së theksoi edhe njëherë rreziqet që skema të tilla mund t’i sjellin Shqipërisë, sa i përket infiltrimit të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet “aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta në një skemë të ardhshme shqiptare”.

Delegacioni theksoi gjithashtu aplikimi i këtyre skemave nga vendet e treta me qasje pa viza në Bashkimin Evropian e shqetësojnë Unionin, pasi “mund të përdoren për të anashkaluar procedurën e rregullt të vizave për qëndrim të shkurtër të BE-së dhe vlerësimin e thelluar të rreziqeve individuale migratore dhe të sigurisë që kjo sjell”.

Në kontekstin “e agresionit rus kundër Ukrainës”, Delegacioni i BE-së kujton gjithashtu se Komisioni u ka rekomanduar shteteve anëtare të BE-së që të ndërpresin menjëherë skemat e shtetësisë për investitorët.

Ngritja e një skeme për shitjen e pasaportës shqiptare është një ide e vjetër e kryeministrit Edi Rama, e cila u rikthye në qendër të vëmendjes pas miratimit të një vendimi më 29 korrik, përmes së cilës i hapet rrugë kontraktimit përmes koncesionit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e e pasaportës shqiptare në botë.

Por delegacioni i Bashkimit Evropian e konsideron këtë “një devijim” nga angazhimi i Shqipërisë për të përafruar legjislacionin e saj me BE.

“Me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë më 19 korrik, Komisioni Evropian pret që autoritetet shqiptare të përafrohen gradualisht me acquis dhe t’i shmangen devijimit prej saj,” tha Delegacioni.

“Komisioni Evropian do të vazhdojë të ndjekë çdo zhvillim që lidhet me futjen e mundshme të një skeme të shtetësisë për investitorët në Shqipëri,” përfundoi Delegacioni.

 

Etiketa: artaDhoma Amerikane e TregtisekreuPasaportatqeveria

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Arrestimi i “ushtarit” të Dumanit, cili ishte roli i Gjinit dhe si u përfshi në grupin kriminal

Arrestimi i “ushtarit” të Dumanit, cili ishte roli i Gjinit dhe si u përfshi në grupin kriminal

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit
Aktualitet

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26

Është zbardhur dëshmia e Isida Kipit, dedektivja private që tentoi të heqë paisjet përgjuese të Policisë së Shtetit, që ishin vendosur...

Lexo më shumë
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com