GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Vlorë, ky është Shpati Lena që u ekzekutua me shokun e tij (FOTO)

16:48 - 19/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Vlorë/ Lena lëvizte me mjet të blinduar, sot u kap i papërgatitur nga autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personi që shihni në foto është Shpati Lena 37- vjeçari që u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në aksin Vlorë-Fier, bashkë me 34- vjeçarin Hakim Xhezo.

Në ekzekutimin e Lenës dhe Xhezos dyshohet se kanë qenë tre autorë në ngjarje, ku njëri prej tyre ngiste mjetin, ndërsa dy të tjerët kanë qenë ata që kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Deri tani kemi në tryezën e hetimeve pistat emrat e viktimave dhe të shkuarën kriminale të tyre. Hetimet e kryera deri më tani ngrenë dyshime se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar dhe të porositur.

Autorët ekzekutuan Geno (Shpat) Lenën dhe Hakim Xhezo teksa këta të fundit sot nuk kanë qarkulluar me mjetin e tyre të blinduar por me një mjet tip “Benz” gri.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja, mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00. Autorët të cilët dyshohet se kanë qenë tre kanë qëlluar me 3 automatikë duke mos u lënë mundësinë shënjestrave të shpëtonin.

Sipas hetimeve dhe burimeve për gijotina.com bëhet me dije se autorët kanë ndjekur çdo lëvizje të viktimave dhe në momentin e ekzekutimit kanë shkuar paralel me mjetin “Benz” të viktimave dhe kanë hapur zjarr, më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Plumbat bënë që mjeti ku ishin Xhezo e Lena të humbte kontrollin e të përfundonte në kanal, duke mos u lënë asnjë mundësi shpëtimi. Makina nga  e cila ata qëlluan në drejtim të viktimave u gjet më pas e djegur në fshatin Frakull ndërsa brenda saj ishin edhe 3 automatikë.

Pistat e hetimit/ Hasmëria

Mësohet se Lena është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qenë njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiri në vitin 2019 për të cilën u la në burg Eduard Xhezo i cili është vëllai i Hakim Xhezos që u ekzekutua ditën e sotme.

Lena është arrestuar në mars të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim prej vitit 2019. Ndërsa ndaj tij u mor vendimi për detyrim paraqitje sa i takon përfshirjes në vrasjen e biznesmenit Arben Beqirit.

37 vjeçari Lena i cili njihet si një prej “të fortëve” të Vlorës, u përfshi në konfliktin që ndodhi pas rrahjes së Gazment Alushit në nëntor të vitit 2019, sherr që më pas solli edhe vdekjen e Arben Beqirit.

Pista e dytë është ajo e pazareve të drogës

Hakim dhe Eduari Xhezo, i arrestuar për vrasjen e Arben Beqirajt kanë qenë subjekte të Operacionit Forca e Lligjit. OFL më Korrik 2020 u nisi kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy vëllezërve Eduart dhe Hakim Xhezo. Sipas OFL, ndaj Eduart Xhezo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë. Ndërsa Hakim Xhezo, rezulton i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë arsye nuk përjashtohet edhe kjo pistë hetimi.

Etiketa: Hakim XhezoKryesore1Shpati Lena

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Para
Sherri për një mashkull, si e kërcënonte shqiptarja familjen e të resë para sulmit me thikë

Sherri për një mashkull, si e kërcënonte shqiptarja familjen e të resë para sulmit me thikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com