GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Nëse nuk dorëhiqet, Gledis Nano është bashkautor i valës së krimit në kulmin e sezonit

19:00 - 19/08/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati në “Don Bosko”, Nano mbledh drejtuesit e policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Editorial nga Gijotina.com

Nëse ka një dështim spektakolar të qeverisjes në këtë sezon është dështimi me rendin dhe sigurinë. Vrasjet mafioze, në mes të ditës, në rrugët e mbipopulluara të qyteteve, nuk janë dëshmia e vetme e këtij dështimi. Grupet e ekzekutimit kanë luksin të kryejnë vrasjet, të zhdukin provat dhe gjurmet dhe të vazhdojnë të qetë jetën e tyre.

Kjo ndodhi me vrasjen e dyfishtë ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Ekzekutorët nuk lanë asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes. Falë dështimit total të Policisë së Shtetit, ata patën kohë të bollshme për të kryer vrasjen me gjaktftohtësi, për të mbledhur gëzhojat dhe shenjat në vendin e ngjarjes, për t’u larguar, djegur automjetin me të cilin kryen krimin dhe për të lënë policinë pa asnjë të dhënë rreth tyre.

Më shumë se 24 orë pas ngjarjes, Policia e Shtetit nuk ka asnjë informacion për këtë ekzekutim mafioz, përveç përpjekjes së përhershme dhe mjerane për të zbutur zemërimin e qytetarëve duke inkriminuar viktimat. Është bërë traditë tashmë që policia të japë të dhëna nga dosja e viktimave menjëherë sapo ndodh një krim. Por a e bën kjo Shqipërinë më të sigurtë?

Përgjigjja që ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për irritimin e qytetarëve ndaj biznesit të pashqetësuar të grupeve të ekzekutimit nëpër qytetet dhe rrugicat e Shqipërisë, është propaganda. Para disa ditësh, Gledis Nano, i ardhur me bujë si njeri i amerikanëve në krye të Policisë së Shtetit rrëmbeu një palë dylbi dhe fotografohej duke mbikqyrur plazhet në jug nga lartësia e Llogarasë.

Duket se Drejtori Nano beson që propaganda është një punë e lehtë edhe kur bëhet fjalë për vrasje të shumëfishta dhe të përditshme. Në fakt, punë më e lehtë për Gledis Nanon do të ishte të hartonte një plan masash për të menaxhuar situatën e rendit gjatë sezonit turistik. Policia e tij nuk tregoi asnjë dallim nga ajo që kemi para vitet e kaluara. Efektivët dhe komisariatet e policisë nuk mundën ta mbrojnë as këtë sezon qytetarin dhe pushuesin nga organizatat kriminale, bandat dhe të fortët, qoftë edhe nga radhët e policisë.

Vrasja dhe plagosja me pasoja të përhershme e turistëve në plazhe nën hundën e policisë dhe ndonjëherë nga vetë njerëz të lidhur me policinë janë manifestim i dështimit të Gledis Nanos për të sjellë një frymë të re në krye të institucionit kryesor të sigurisë publike. Me kaq të vrarë, atentate, viktima të abuzimit me pushtetin dhe aksesin në polici në çdo cep të Shqipërisë, Gledis Nano mund të renditet me të drejtë në krye të listës së shkaqeve pse ky sezon turistik dështoi.

Por nëse sezoni turistik mbyllet në fund të gushtit apo në mes të shtatorit, shqiptarët do të vazhdojnë të kenë në krye të policisë një drejtor po aq të paaftë apo të kapur, mbi të gjitha po aq dështak e në mos më dështak, se pararendësit e tij. Asgjë të re nuk solli në krye të policisë dhe në situatën e rendit e sigurisë publike Gledis Nano, edhe pse erdhi aty me shumë zhurmë e jehonë duke premtuar më kot një ndryshim.

Nëse ai nuk pranon se ka dështuar dhe nuk jep dorëheqjen, të gjithë do të kemi të drejtë të dyshojmë se ai jo vetëm nuk bëri dot atë që pritej dhe kërkohej prej tij, por as nuk deshi ta bënte. Mbështetja amerikane që iu dha në mënyrë demonstrative nuk mjaftoi për ta nxjerrë atë nga kurthi i akomodimit me pushtetin dhe ujdisë me strukturat që e kanë sjellë situatën e rendit këtu ku është sot: vendi më i pasigurtë i Europës./ Gijotina.com

Etiketa: EditorialGledis Nanokryesore2

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Ish-ambasadori amerikan skeptik për takimin Kurti-Vuçiç: Nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska…

Ish-ambasadori amerikan skeptik për takimin Kurti-Vuçiç: Nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokatë në Gjermani për t'i përdorur të gjitha mjetet ligjore me qëllim...

Lexo më shumë
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com