Policia e Fierit ka arrestuar një 34-vjeçar pasi akuzohet se kultivonte bimë narkotike. Sipas njoftimit të policisë, 34-vjeçari, Endri Meçaj, u kap duke vaditur bimët narkotike, të mbjella në një sipërfaqe toke të pyllëzuar. Sakaq, kushëriri i 34-vjeçarit është shpallur në kërkim.
Arrestimi ka ardhur si rezultat i një hetimi dyjavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post