GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nisja e sezonit, presidenti Gaz Demi ka një mesazh për të gjithë

12:45 - 20/08/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nisja e sezonit, presidenti Gaz Demi ka një mesazh për të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prag të sezonit të ri futbollistik, presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka përcjellë një mesazh për të gjithë pjesëtarët e klubit të kuq. “Si presidenti i klubit, doja të uroja në këtë nisje të sezonit, të gjithë ekipet zinxhirë të akademisë Partizani, ekipin e vajzave dhe ekipin e parë për një sezon të mbarë e të suksesshëm.

Ky vit, do të jetë special si për mua, ashtu edhe për familjen e kuqe, sepse ne tashmë kemi një shtëpi, që po merr formë shumë shpejt dhe që do jetë në pritje të të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për këtë fanellë…

Fëmijë, të rinj e reja, lojtarë profesionistë, prindër, tifozë, trajnerë dhe gjithë ikonat dhe emblemat e këtij klubi legjendar, së shpejti do të vijnë në shtëpinë e re të Partizanit, aty ku do të luhen të gjitha ndeshjet zyrtare të ekipeve të moshave, ekipit të vajzave apo edhe ekipit të parë dhe ky për mua do të jetë një emocion i jashtëzakonshëm.

Kur kujtoj, që fiks para 10 vjetësh unë mora vetëm një stemë dhe një mal me halle, dhe pasi jemi endur këto vite, fushë më fushë e qytet më qytet, tani ndihem i lehtësuar, sepse do të kemi shtëpinë tonë moderne. Unë personalisht ndihem mirë ashtu siç besoj ndihet çdo dashamirës i këtij klubi dhe prandaj këtë sezon e konsideroj special.

Partizani, si çdo sezon hyn për të fituar gjithçka. Edhe këtë vit nuk ndryshojnë objektivat, jo vetëm për ekipin e parë, por për të gjitha skuadrat e akademisë. Prandaj, në startin e këtij sezoni dua t\i jap mbështetjen maksimale të gjithë futbollistëve që mbajnë veshur fanellën e kuqe, stafeve teknike, drejtuesve dhe punëtorëve të këtij klubi.

Në të njëjtën kohë, dua ti kujtoj, që vetëm me punë, me mundin dhe sakrificën e të gjithëve së bashku, objektivat mund të arrihen. Duhet të tregojmë në fushën e lojës, luftë sportive, të derdhim shumë djersë, të mos dorëzohemi deri në minutën e fundit, por njëkohësisht edhe të mbetemi “Fair Play”, të respektojmë rivalin dhe të kemi guximin që ti shtrëngojmë dorën edhe në rastin ku nuk jemi ne, fitimtarët.

Këtë vit, iu garantoj që do të jem më afër skuadrës dhe stafit teknik, tek të cilët kam shumë besim se do të arrijmë gjëra të rëndësishme. Mbështetjen dhe kontributin tim dhe të familjes Demi nuk e kam kursyer kurrë, prandaj shpresoj që të gjithë ata që e duan këtë klub, do ta mbështesin pa kushte. Ne jemi një familje e madhe që e ka emrin PARTIZANI dhe kemi nevojë për të gjithë…

Doja të uroja gjithashtu edhe gjithë aktorët e tjerë të këtij kampionati në startin e tij. Të gjithë rivalët, tifozeritë e tyre, arbitrat, zyrtarët e Federatës, trajnerët dhe presidentët e Superiores, gazetarët dhe studiot televizive; Një sezon të mbarë për të gjithë! Suksese”. / abcnews.al

Etiketa: Gaz DemiPartizani

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
VIDEO/ Tornado erdhi nga deti dhe ngriti gjithçka në ajër, njerëzit vrapojnë për të shpëtuar

VIDEO/ Tornado erdhi nga deti dhe ngriti gjithçka në ajër, njerëzit vrapojnë për të shpëtuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com