GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rrëzimi i Abazoviç, BE bën thirrje për një qeveri “vërtet pro-evropiane” në Mal të Zi

15:23 - 20/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas arrestimit të kryetarit të Gjykatës Ekonomike, reagon Abazoviç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mali i Zi, sipas kryetarit të delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, ka nevojë për një qeveri vërtet pro-evropiane që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të Bashkimit Evropian, në vend të interesave të ngushta politike.

Deklarata e eurodeputetit sllovak, vjen një ditë pasi parlamenti malazez votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.

“Pas votimit të mosbesimit të mbrëmshëm, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-BE, e cila mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”, ka shkruar Biliçik në Twitter. Sipas tij, Mali i Zi mund të anëtarësohet në unionin evropian në ditën kur të zgjidhë me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme.

“Ne jemi të gatshme të ndihmojmë”, ka shtuar ai.

Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër. Parlamenti i Malit të Zi ka gjithsejtë 81 deputetë. Për rrëzimin e një qeverie duhen 41 ose më shumë.

Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe disa partive të tjera, pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Në arsyetimin e tyre thuhej se Qeveria ka pasur detyrë prioritare që të krijojë parakushte për intensifikimin e procesit të integrimit evropian të Malit të Zi, bazuar në reformat e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit. Ai shtoi se nevojitet një qeveri “që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”.

Reagimet nga Mali i Zi

Më 20 gusht, lideri i Frontit Demokratik pro-Serb në Mal të Zi, Andrija Mandiq, tha për Radio Televizionin Serb (RTS), pas votimit të mosbesimit ndaj qeverisë së Abazovicit, se i vinte keq që humbën një shans të madh për të formuar një Qeveri që do të ishte shprehje e shumicës parlamentare për të cilën votuan qytetarët e Malit të Zi.

“Kemi investuar shumë energji, jo për shkak të politikanëve, por për shkak të njerëzve që u gëzuan që pas 30 vjetësh u zëvendësua qeveria e Milo Gjukanoviqit”, tha Mandiq.

Qeverisja tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të socialistit Milo Gjukanoviq përfundoi në zgjedhjet e vitit 2020.

Fillimisht u formua e ashtuquajtura Qeveria eksperte e Zdravko Krivokapiqit, e cila funksionoi deri në fillim të vitit 2022. Qeveria minoritare e Abazoviqit u formua më 28 prill.

Mandiq tha gjithashtu për RTS-në se qeveria e Dritan Abazoviqit do të mbahet mend për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Shkaku i menjëhershëm i nismës për rrëzimin e Qeverisë është pakënaqësia me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe më 3 gusht, të cilën përfaqësues të disa partive politike e konsideruan të dëmshme për interesat kombëtare të Malit të Zi.

Fronti Demokratik pro-Serb, Partia Popullore Socialiste, Demokratët dhe një sërë partish të tjera më të vogla, të cilat mbështesin fuqishëm Kishën Ortyodokse Serbe në programet e tyre, u shprehën të kënaqur me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore.

Nga gjithsej 81 deputetë, 50 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, Partisë Demokratike të Malit të Zi Alekse Beçiq, Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratëve, Partisë Boshnjake, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe të Djathtët e Malit të Zi votuan për rrëzimin e Qeverisë.

Kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq nga Partia Popullore Socialiste ishte kundër.

Deputetët e tjerë nga Fronti Demokratik pro-Serb, Partia Popullore Socialiste, Demos dhe Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit nuk morën pjesë në votim.

Zdravko Krivokapiq, ish-kryeministër i Malit të Zi, shkroi në Twitter më 20 gusht, “Do të kalojë! Dhe kalon shpejt. Tani duhet të transformohemi individualisht, veçanërisht politikanët, për të mirën e transformimit të Malit të Zi”.

Tash e tutje qeveria e Abazoviqit do të funksionojë në mandat teknik, pra deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Abazoviq, pas votimit të mosbesimit, u tha gazetarëve se nuk do të marrë pjesë në formimin e qeverisë së re.

Dritan Abazoviq ishte kryeministri i parë i Malit të Zi që i përkiste një komuniteti kombëtar të pakicës. Në qeverinë e mëparshme të Zdravko Krivokapiqit ai ishte nënkryetar. Pas inicimit të rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiqit në shkurt të këtij viti, Abazoviq u bë kryeministër i ri me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistit Milo Gjukanoviqit.

Rrëzimi i Qeverisë hap mundësinë e formimit të një Qeverie të re, të tretë, bazuar në rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të gushtit 2020./REL

Etiketa: AbazovicBEkisha serbeqeveria

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
U vra në atentat, burgu nuk i jep leje “të fortit” të Vlorës të marrë pjesë në varrimin e të vëllait

U vra në atentat, burgu nuk i jep leje “të fortit” të Vlorës të marrë pjesë në varrimin e të vëllait

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com