GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E tërhoqi zvarrë, 21-vjeçari shqiptar rrëmben ish të dashurën 19-vjeçare në Gjermani

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E tërhoqi zvarrë, 21-vjeçari shqiptar rrëmben ish të dashurën 19-vjeçare në Gjermani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Osnabrück të Gjermanisë, ku një 21-vjeçar shqiptar ka rrëmbyer ish të dashurën e tij 19 vjeçe. Mediat gjermane raportojnë se në mes të ditës i riu e ka tërhequr zvarrë vajzën nga rruga dhe e ka futur në makinë për t’u larguar më pas me shpejtësi.

Kanë qenë miqtë e 19-vjeçares që panë të gjithë skenën dhe telefonuan menjëherë të tmerruar policinë, duke rrëfyer se djali do të dërgojë të rena në Shqipëri.

Më shumë se 20 forca policie po bëjnë gjithçka për gjetjen e 19-vjeçares. Zyra e prokurorit publik në Osnabrück gjithashtu ndërhyri dhe mori një përgjim telefonik të 21-vjeçarit për ta paraqitur në gjykatën e qarkut.

Gjithashtu, një gjyqtar lëshoi një urdhër arresti ndaj 21-vjeçarit, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani. “Janë vizituar dhe marrë në pyetje dëshmitarët, të afërmit dhe personat e afërt dhe të kontaktuar nga i dyshuari dhe viktima”, tha policia e Osnabrück.

Ndërkohë, të shtunën vonë pasdite, 19-vjeçarja ka telefonuar nga Holanda dhe i tregoi një dëshmitari se do të ktheheshin në Osnabrück.

Por, në mbrëmje, efektivët gjetën mjetin që po kërkonin dhe arritën të arrestonin 21-vjeçarin, i cili ka heshtur gjatë kohës që është tentuar t’i merret dëshmia për ngjarjen. 19-vjeçarja ndodhej gjithashtu në makinë dhe sipas policisë ajo nuk kishte dëmtime fizike ose shenja dhune.

Ish i dashuri i saj akuzohet për heqje lirie, shtrëngim, lëndim të thjeshtë trupor dhe dyshohet se ka drejtuar mjetin pa patentë. 21-vjeçari u la i lirë por mbetet në hetim dhe i është ndaluar nga policia që të kontaktojë sërish me ish të dashurën.

“Nuk kishte më arsye për ndalim, 21-vjeçari u lirua nga masat policore”, tha policia e Osnabrück-ut.

Etiketa: media gjermaneOsnabrück

Lajme të lidhura

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër
Aktualitet

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

20:45 - 11/09/26
Para
“E dehur jam”/ Ambasadorja Yuri Kim ia shtron pijeve me Dua Lipën, video nga “festa” në jug

"E dehur jam"/ Ambasadorja Yuri Kim ia shtron pijeve me Dua Lipën, video nga "festa" në jug

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com