GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Menaxhimi i zjarreve në Shqipëri, VOA: Bashkitë janë përgjegjëset kryesore

21:10 - 20/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Menaxhimi i zjarreve në Shqipëri, VOA: Bashkitë janë përgjegjëset kryesore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zjarret vazhdojnë në shumë zona në Shqipëri, duke dëmtuar sipërfaqe të mëdha pyjore dhe duke rrezikuar në mjaft raste edhe zonat e banuara. Gushti është muaj intensiv në Shqipëri për menaxhimin e zjarreve që shpesh nuk dëmtojnë vetëm sipërfaqe pyjore, kullota apo toka bujqësore, por rrezikojnë edhe zona të banuara. Të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes flasin se në vend shënohen mbi 20 vatra zjarri në ditë.

Bashkitë janë përgjegjëset kryesore pas reformës territorial të 8 viteve më parë për menaxhimin e zjarreve dhe sfidat e tyre janë të mëdha. Shqipëria ka veçorinë e terreneve të vështira për të ndërhyrë dhe janë të njohura kapacitetet e vogla të mjeteve zjarrfikëse dhe vjetërsia e tyre, thotë Kleanthi Mandi, një inxhinier pyjesh në Gjirokastër. Sipas tij, vëmendja më e madhe duhet përqëndruar tek parandalimi i zjarreve.

“Më mirë është t’i parandalojmë sesa të ndërhyjmë për t’i shuar sepse mundësitë tona për terrenet dhe relievin e vendit tonë janë shpesh të pamundura për t’i fikur zjarret në pyje dhe kullota. Zjarret shfaqen gjithmonë në zonat malore, në zonat e vështira rurale ku edhe mjetet zjarrfikëse janë larg në qendrat kryesore urbane. Nëse do të kemi një informim më të mirë të komuniteteve vendore, një ndërgjegjësim të banorëve dhe barinjve të këtyre zonave ne do ta bëjmë parandalimin më të mirë”.

Një hap tjetër, thotë më tej zoti Mandi, është krijimi i skuadrave të ndërhyrjes të cilat në jo pak raste egzistojnë formalisht në letra.

“Vërtet janë krijuar në zonat ruale në çdo fshat skuadrat e mbrojtjes nga zjarri, 5 apo 7 deri në 10 persona por këto janë të pambështetura me mjete fikëse e ndërhyrëse të cilat duhet t’i planifikojë pushteti vendor.”

Qarku Gjirokastër përfshin 7 njësi vendore ku bashkia ka përhapjen më të gjerë dhe repartin kryesor të zjarrfikësve. Rreth 20 hektarë pyje dhe kullota janë dëmtuar këtë vit në këtë bashki ndërsa në nivel qarku dëmet nga zjarret janë shumë më të mëdha sidomos në Bashkinë Dropull.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pyjeve në Bashkinë e Gjirokastrës Adrtik Onjea thotë se nisur nga pasojat e vitit të shkuar ku nga zjarret humbën jetën dy persona dhe u dogjën qindra hektarë pyje dhe kullota, këtë vit është synuar një kordinim më i mirë.

“Në çdo njësi kemi një deri dy vrojtues nëpër pika të caktuara dhe të koordinuar me grupet vullnetare në terren dhe me shërbimin 24 orë të emergjencave dhe policisë. Është një skemë që po funksionon për evidentimin në kohë të rënies së zjarreve dhe shuarjen e tyre pa marrë përhapje.”

Parandalimi kërkon veprime në terren të të gjitha organeve ligjzbatuese pasi dëmtimet nga zjarret janë me pasoja të mëdha për habitatet thotë Joni Vorpsi, me Qendrën për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri.

“Zjarret që kanë rënë në pjesën veriore apo edhe në Jug të Shqipërisë, disa vatra të mëdha si ajo në Munellë apo në Sazan janë zona, pyje që do duan një kohë shumë të gjatë të rikuperohen. Ato nuk shërbejnë më si habitat i përdorshëm për jetën e egër në vitet e mëvonshme. Parandalimi është gjithmonë më efektiv se shuarja e zjarrit. Ne e dimë që në një periudhë të caktuar, siç është korriku dhe gushti, zjarret përhapen më shpejt, janë më të shumta dhe në atë periudhë agjencitë ligjzbatuese duhet të jenë të gjitha në terren duke kontrolluar pikërisht këto zona të rëndësishme natyrore. Një tjetër masë që do të ndihmonte parndalimin e zjarreve është ndëshkimi i zjarrvënësve”.

Të dhëna të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare tregojnë se mes viteve 2015-2020 u proceduan penalisht për zjarrvënie të qëllimshme të pyjeve 134 persona por në këtë hark kohor rezultojnë vetëm 2 persona të dënuar. Zoti Mandi thotë se ndëshkimi i piromanëve do të ulte tendencat e vendosjes së zjarreve.

“Ka qenë një problem prej kohësh mosndëshkueshmëria e zjarrvënësve. Shpesh bëhet një sy qorr, jo vënia padashje e justifikime të tjera. Zjarri është gjithmonë nga dora e njeriut”.

Por ndërsa në shumë vende europiane si një masë efikase shihet edhe sigurimi nga zjarret, në Shqipëri skema të tilla përdoren për shtëpitë por jo për pronat bujqesore apo pyjet private. Asllan Karagjozi, i cili punon me një kompani sigurimesh në Gjirokastër, thotë se për disa muaj po zhvillojnë një fushatë tek banorët për të rritur sigurimin nga zjarri por interesi mbetet ende i ulët.

“Ne jemi në një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur sigurimet për zjarret që e kemi nisur që në maj. Çmimi sigurimit në vit është shumë i ulët, gati 4 herë më i ulët se sigurimi i një automjeti. Për makinën, qytetari e bën sepse sigurimi është i detyrueshëm ndërsa për shtëpinë që është 4 herë më lirë nuk e bën dhe që dëmi është shumë herë më i madh nga dëmi që pëson një makinë. Unë jam dhe anëtar i Këshillit Bashkiak dhe vë re se gati në çdo mbledhje miratojmë kompesime për familjet që u digjen shtëpitë nga zjarri”.

Sigurimet për zjarret, thotë ai, vijnë kryesisht kur detyrohen nga kreditë bankare apo kontrata sipërmarrëse. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës në Shqipëri gjatë vitit 2021, vihet re një rritje me 9.8% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2020.

Marrë nga VOA

Etiketa: MenaxhimiShqiperiVOAzjarre

Lajme të lidhura

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Para
Kontrollet blic në Tiranë, zbulohet laboratori i drogës në Ndroq

Alarm në Spanjë/ Policia ndjek grupin kriminal shqiptar: Merrni masa sigurie, janë të rrezikshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua në pikën e pagesës ‘La Turbie’ në autostradën A8, ndërsa drejtonte makinën e tij. Bagazhi...

Lexo më shumë
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com