GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Partia e Lirisë reagon për incidentin në Gramsh: Agjentët kanë hyrë në vend që nga 2018

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Drafti i PS-së për ish-spiunët, Meta: Do ia fusim ligjet që bën aty ku i shijon më shumë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë e konsideron një rënie të shtetit incidentin e ndodhur një natë më parë në Uzinën në Gramsh. Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se që nga viti 2018 agjentë rusë që shtiren si turistë s’kanë lënë uzinë pas vizituar e fotografuar. Sipas tij, ngjarja është e rëndë dhe nxjerr në pah faktin që siguria kombëtare ka kapitulluar.

“Atë e përgënjeshtrojnë vetë rusët e ndaluar tashmë. Sepse e vërteta e pamohueshme është se që prej vitit 2018, këta “turistë”, “blogerë” apo “agjentë” nuk kanë lënë bazë ushtarake pa vizituar.  Fotot e tyre faktojnë se ata kanë hyrë edhe në Bazën e Gjadrit dhe në çdo bazë ushtarake të mbrojtur ku kanë pasur dëshirë, prej të paktën katër vitesh dhe duhet të ndodhte agresioni i djeshëm që ata të ndaloheshin. Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetiti, Antiterrori dhe çdo institucion apo strukturë tjetër e ngarkuar me ligj për mbrojtjen e sigurisë kombëtare duhet të përgjigjen sot: Si ka mundësi që vetëm tre “turistë” apo “blogerë” të thyejnë prej të paktën katër vitesh çdo filtër të ruajtjes fizike të objekteve të rëndësisë së veçantë së një vendi anëtar të NATO? Si ka mundësi që qysh prej vitit 2018 askush nuk i ka ndaluar, qoftë edhe për një verifikim për misionin apo qëllimin e vizitave të tyre në objektet më të rëndësishme të sigurisë tonë kombëtare? Pretendimi se prej ditësh ata ishin nën vëzhgim është mashtrim dhe tregues i kapitullimit të shtetit, sepse në të kundërt agresioni i tyre ndaj ushtarëve në Uzinën e Gramshit do të ishte parandaluar. Kjo ngjarje nuk mund të kalojë pa përgjegjësi dhe dorëheqje në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Forcat e Armatosura, që u gjunjëzuan me turp nga tre “turistë”, “blogerë” apo “agjentë” rusë me një shishe spray në dorë! Nëse siguria kombëtare e një vendi anëtar të NATO thyhet kaq lehtë, ç’duhet të themi në rast të një agresioni?”, reagon Partia e Lirisë.

Etiketa: Partia e Lirise

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë
Aktualitet

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit
Aktualitet

Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

15:13 - 15/09/26
Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin: I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë
Aktualitet

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin: I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë

15:01 - 15/09/26
Para
E rëndë/ I ra bombula e oksigjenit në kokë, vdes në vend 2-vjeçari në Fier

E rëndë/ I ra bombula e oksigjenit në kokë, vdes në vend 2-vjeçari në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të plagosurit kanë marrë...

Lexo më shumë
Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

16:31 - 15/09/26
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

15:25 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com