GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Thatësira “godet” Europën, dalin në sipërfaqen e lumenjve zbulime arkeologjike shekullore

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Thatësira “godet” Europën, dalin në sipërfaqen e lumenjve zbulime arkeologjike shekullore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej javësh, Evropa po përballet me një thatësirë ekstreme, ndërsa vala e të nxehtit vazhdon. Lumenjtë dhe liqenet janë tharë, duke shkaktuar probleme të mëdha për anijet. Nivelet e ulëta të ujit kanë zbuluar gjithashtu disa thesare të “varrosura”.
Më ogurzi prej tyre janë “gurët e urisë”, të gdhendura në vijën ujore të lumenjve gjatë thatësirave të mëparshme si një paralajmërim për brezat e ardhshëm se kur gurët janë mbi ujë, vështirësitë janë përpara, raporton BBC.
Shumica e gurëve janë rishfaqur në brigjet e lumit Elba, i cili rrjedh nga Republika Çeke përmes Gjermanisë.
Një gur, i cili u gdhend për herë të parë qysh në shekullin e 15-të, doli gjithashtu në 1616, kur vendasit gdhendën në të fjalët “nëse më shihni, qani”.
Nivelet e ulëta të ujit në Danub në Serbi kanë zbuluar mbetjet e fundosura të anijeve të Luftës së Dytë Botërore, ende të ngarkuara me eksploziv.

Anijet, të gjetura pranë qytetit të Prahovës, ishin pjesë e një flote naziste të fundosur në vitin 1944. Mjete të pashpërthyera janë gjetur edhe në lumin Po në Itali. Nivelet e ulëta të lumit Tiber në Romë kanë zbuluar rrënojat e një ure të lashtë e cila mund të jetë ndërtuar nga perandori Neron rreth vitit 50 pas Krishtit. Në Spanjë, “Spanish Stonehenge” është shfaqur në rezervuarin Valdecanas në provincën qendrore të Caceres. I quajtur zyrtarisht Dolmen i Guadalperal, rrethi i gurëve besohet se daton në 5000 vjet para Krishtit. Ato u zbuluan nga një arkeolog në vitin 1926, por zona u përmbyt në një projekt zhvillimi rural në 1963. Që atëherë ato janë parë vetëm katër herë.
Në Galicia, në kufirin me Portugalinë, një “fshat fantazmë” u shfaq në fillim të vitit pasi thatësira zbrazi në mënyrë dramatike ujërat e një rezervuari.

Lajme të lidhura

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Para
Krimi dhe mafia, Balliu: Qeveria ka degraduar institucionet e shtetit shqiptar

Krimi dhe mafia, Balliu: Qeveria ka degraduar institucionet e shtetit shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë
Aktualitet

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

15:27 - 12/09/26

Në Prishtinë zhvillohet sot “Marshi për Liri”, një tubim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po...

Lexo më shumë
Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

14:07 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com