Policia e Cërrikut ka arrestuar një 27-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dasar, Cërrik, ku 27-vjeçari me inicialet A.M, ka dhunuar xhaxhain e tij.
Po ashtu policia e Cërrikut ka arrestuar në flagrancë një 50-vjeçar me inicialet, L. M., banues në Cërrik, pasi, në aksin rrugor “Cërrik-Gostimë”, u kap nga policia rrugore duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Ndërsa Policia e Librazhdit ka arrestuar në flagrancë S. Gj., banues në fshatin Fanjë, Prrenjas, pasi u kap nga duke vjedhur plehra kimike në magazinën e M. K.
Discussion about this post