GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“I kapja në shtrat, kanë 8 vite lidhje”/ 25-vjeçarja shqiptare tregon detaje nga ngjarja në Selanik (Dëshmia)

18:20 - 22/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“I kapja në shtrat, kanë 8 vite lidhje”/ 25-vjeçarja shqiptare tregon detaje nga ngjarja në Selanik (Dëshmia)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

27-vjeçarja shqiptare e cila u plagos me thikë nga bashkëkombësja e saj në Greqi, ka vendosur ta falë këtë të fundit. Joana, e cila mori plagë thike në bark dhe në shpatull, tha se po e fal 25-vjeçaren, pasi ajo ka dy fëmijë për të rritur.

Protothema.gr ka zbardhur të gjithë dosjen nga ngjarja e përgjakshme, ku arsye e sulmit u bë lidhja që Klea kishte me bashkëshortin e Biankës.

Detaje nga dëshmia e 25-vjeçares janë tronditëse, teksa ka rrëfyer se pak javë më parë i kanë shkulur flokët për shkak se e ka gjetur duke u puthur në shtrat me të shoqin, në një kohë që ai i kishte thënë se do shkonte për peshkim.

DËSHMIA E PLOTË:

Unë jetoj në Greqi që nga viti 2004 dhe di të flas dhe të lexoj gjuhën greke. Në vitin 2012 u martova në Shqipëri dhe që atëherë jetoj me bashkëshortin tim në Pylaia. Së bashku kemi dy fëmijë. Një djalë tetë vjeç dhe një vajzë që sot është katër vjeçe. Bashkëshorti im kishte tetë vitet e fundit një lidhje me viktimën dhe këtë e dija sepse shumë herë e gjeja në shtëpinë time së bashku me burrin tim të shtrirë në shtrat.

 

Nuk i kam parë kurrë të bëjnë seks, përveç puthjeve. Gjatë gjithë këtyre viteve ajo jetoi me burrin tim. Disa herë gjatë tetë viteve të fundit kam folur me viktimën dhe prindërit e saj duke i thënë të ndërpresë marrëdhënien që ka me burrin tim. Gjithashtu disa nga këto herë i thashë dhe asaj që ta ndërpresë këtë marrëdhënie.

 

Në fakt, një herë i pashë dorë për dore dhe për këtë arsye i shkula flokët. Pavarësisht kësaj, ajo nuk e ndërpreu marrëdhënien që kishte me burrin tim dhe madje i fliste atij keq për mua, gjëra të cilat nuk ishin të vërteta. Ajo i thoshte bashkëshortit tim që po shkoj me burra të tjerë. Kjo ndodhi një muaj më parë kur burri më dëboi nga shtëpia dhe më mbajti dhe fëmijët. Që nga ajo ditë jetoj me nënën time në Kordelio të Selanikut.

 

Këtë muaj ajo kishte filluar të fliste keq për mua dhe tek të afërmit e mi. Kjo më zemëroi aq shumë sa vendosa ta gjeja dhe ta godisja me thikë për ta frikësuar. Nuk doja ta vrisja. Prandaj mora një thikë nga shtëpia, mora autobusin dhe shkova në Pylaia në shtëpinë ku ajo jeton dhe e gjeta jashtë shtëpisë. Unë iu afrova dhe i thashë “hajde flasin nga afër” dhe ajo iku duke thënë se nuk dëshiron të flasë.

 

Më pas nxora një thikë që e kisha fshehur në sqetullën time të majtë dhe e godita me thikë tre herë, fillimisht dy herë në bark dhe më pas në shpatullën e majtë. Më vjen keq për veprimin tim sepse doja ta trembja në mënyrë që ajo të ndalonte së foluri keq për mua dhe të kërkonte falje.

Lajme të lidhura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Para
Covid-19 në vend, 45 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19, asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Lexo më shumë
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com